Përcaktohet ‘fati’ i Avokatit të Popullit - 20 kandidatë në garë, Majko: Do zgjidhet nga kandidaturat e propozuara opozita

Ndërsa gara për avokatin e Popullit ka përfshirë në garë 20 emra, ku nuk mungojnë ata me profil të lartë politik, mazhoranca ka bërë me dije se ka vendosur t’i lërë opozitës zgjedhjen e emrit që do pasojë Erinda Ballancën në këtë post. Vendimi është publik nga deputeti i PS Pandeli Majko
Mazhoranca ka vendosur t’i lërë opozitës përzgjedhjen e emrit që do të zëvendësojë Erinda ballancën në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Vendimi është bërë publik nga deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko gjatë votimit të projektrezolutës për institucionin e Avokatit të Popullit për vitin 2022.
Gara për zgjedhjen e Avokatit të Popullit zgjatet prej muajsh, në një kohë që si rrallë më parë, posti ka ngjallur shumë interes këtë vit. Në garë janë aktualisht 20 emra, mes të cilëve politikanë e ish-Ministra si Ilir Rusmaili, apo ish deputeti i partisë Demokratike Sali Shehu, por edhe ish Drejtori i Policisë Ahmet Prençi apo Bledar Dervishajt, Këshilltar i Presidentit Ilir Meta.
Për t’u përmendur është edhe rikandidimi i Erinda Balancës, e cila kërkon një mandate të dytë në krye të këtij institucioni, ndërkohë që në garë është futur edhe Lefterije Luzi, ish Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pjesa tjetër e listës përbëhet më së shumti nga jurist të rangjeve të larta, si Jordan Daci, Ledio Braho, apo Avokati Altin Goxhaj, Endri Papajorgji.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=KASB24NKsGw
Sondazh

Doganat, 107 milionë dollarë shtesë në 6 muaj - Çmimi i rritur i karburantit ndikim kryesor në të ardhura!
Doganat shqiptare kanë mbledhur 103 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 10.7 miliardë leke apo 107 milionë $ më shumë në krahasim me planin......

Tesla nuk është më prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike - BYD e mbështetur nga Warren Buffett zë vendin e parë
Tesla e Elon Musk nuk ‘kryeson’ më si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike. Firma është tani në vendin e dytë pas BYD me bazë në Kinë, një......

Tregu i punës, “uri” për degët e bujqësisë - Sallaku: Të rinjtë nuk kanë interes, preferenca vetëm për drejtime specifike!
Të rinjtë shqiptarë nuk kanë interes të mjaftueshëm për degët me rëndësi kombëtare në fushën e bujqësisë, zooteknikës apo mjedisit, edhe pse kërkesa më e lartë......

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës: Ja tarifat e reja në tregun vendas!
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Si është situata në kaskadën e lumit Drin? – KESH përditëson të dhënat mbi energjinë e prodhuar në të tre HEC-et!
Korporata Energjetike Shqiptare njofton se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 13.233 MWh, kërkesa për konsum nga FSHU është 18.889 MWh ndërsa çmimi i......

Jemi më të varfrit në Europë/ Eurostat: Shqipëria, me të ardhura për frymë 4 herë më të ulëta se Bashkimi Europian
Të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë një prej treguesve më të pranueshëm dhe efikas në nivel ndërkombëtar sa i përket matjes së nivelit të......

Blegtoria po ‘shuhet’ me ritme të shpejta në Shqipëri! - Analiza e shifrave/ Në 5 vitet e fundit shqiptarët po orientohen drejt pulave e bletëve
Blegtoria ka qenë dikur aktiviteti kryesor ekonomik i Shqipërisë por tashmë duket se po shkon drejt ‘shuarjes’ me ritme shumë të shpejta. Në 5 vitet e fundit,......

Energjia e erës, 'riaktivizohet' projekti i vitit 2007 - Centrali 150 MW në Bilisht/ Pas 15 vitesh, ERE transferon licencën te kompania “SOT-AL”
I miratuar që prej vitit 2007, projekti KAPPET që parashikon ndërtimin e një parku të madh të prodhimit të energjisë nga era, duket se është rikthyer sërish në......