Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2022, 15:02

Doganat, 107 milionë dollarë shtesë në 6 muaj - Çmimi i rritur i karburantit ndikim kryesor në të ardhura!

Nga SCAN TV
Doganat, 107 milionë dollarë shtesë në 6 muaj - Çmimi

Doganat shqiptare kanë mbledhur 103 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 10.7 miliardë leke apo 107 milionë $ më shumë në krahasim me planin fillestar. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë realizuar rreth 18.3 miliardë lek me shumë apo 18 mln dollarë shtesë.

Referuar të dhënave, 6 mujori Janar-Qershor 2022 ka realizmin më të lartë të çdo gjashtë-mujori që prej vitit 2013, kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve si rrjedhojë e konfliktit Ukrainë-Rusi.

Të ndara sipas zërave, TVSH, në total, TVSH-ja në total krahasuar me një vit më prarë, ka dhënë rreth 13,6 Mld lek më shumë, ku ndikim kryesor me 3.3 mld lekë ka sjellë rritja e importit te energjisë elektrike; 2,7 mld lekë më shumë ka siguruar rritja e cmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejtperdrejt në TVSH; +2 mld lek rritje ka ardhur nga mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj ; +2  mld lek rritje nga importi i Metaleve Bazë; +1    Mld lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm dhe +420 Mln Lek të ardhura nga rritja e cmimi të materialeve plastike etj.

Nga akciza janë mbledhur në total 1 mld lekë më shumë,  që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 151 ton.

Taksat Doganore kanë kontribuuar me  811 mln lekë më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë si dhe nga renta janë mbledhur 1 Mld lekë më shumë për shkak të efektit të rritjes së cmimit të bursës me rreth +70%.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=lPaJCeDNM0U

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat