JPMorgan: Çmimet e naftës mund të rriten me 240% - Shkak, ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore

Ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të shkaktojë një rritje të cmimit të naftës me 240%. Paralajmërimi është bërë nga JPMorgan
Çmimet e naftës mund të rriten 240%, në 380 dollarë për fuçi nëse Rusia ul në mënyrë dramatike prodhimin si reagim ndaj planeve perëndimore për të kufizuar çmimet e energjisë në vend. Paralajmërimi është bërë nga JPMorgan.
Liderët e G7-ës njoftuan javën e kaluar se po punonin për planet për të kufizuar çmimin e naftës ruse në një përpjekje për të ruajtur presionin ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.
Por analistët e JPMorgan shprehen se Rusia - një nga eksportuesit kryesorë të energjisë në botë - është në një pozicion relativisht të fortë falë rritjes së fundit të çmimeve të naftës dhe gazit natyror. Moska mund të hakmerret kundër ‘kufirit’ të çmimit të G7 dhe të ulë prodhimin e saj të naftës me deri në 5 milionë fuçi në ditë pa shkaktuar dëme të tepërta në ekonominë e saj, tha JPMorgan.
Por një ulje e tillë do të ishte katastrofike për tregjet globale të naftës, duke pasur parasysh mospërputhjen e ofertës dhe kërkesës që e ka çuar tashmë çmimin e naftës së papërpunuar Brent me pothuajse 50% këtë vit, në rreth 112 dollarë për fuçi.
“Skenari më ekstrem i një uljeje të prodhimit me 5 milionë fuçi në ditë mund të çojë çmimet e naftës në 380 dollarë stratosferike për fuçi, thanë analistët e JPMorgan. Vlerësimi nënvizon rreziqet e ashpërsimit të sanksioneve ndaj Rusisë në një kohë kur çmimet e energjisë po rriten dhe po shkaktojnë probleme të mëdha për politikanët perëndimorë.
JPMorgan tha se perspektiva ishte e pasigurt, por një rezultat më i mundshëm ishte se Rusia mund të ulë prodhimin e saj me 3 milionë fuçi në ditë, gjë që mund të çojë çmimet e naftës në 190 dollarë për fuçi. Prodhimi qëndroi në pak më shumë se 10 milionë fuçi në ditë në muajin maj, sipas gazetës financiare të Moskës “Vedomosti”.
G7, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, po analizon mënyra për të kufizuar çmimet ruse, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së naftës ruse mbi një çmim të caktuar. Raportet kanë sugjeruar se ata mund të përdorin fuqinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Europës mbi sigurimin global të transportit për të ndihmuar në zbatimin e një kufiri të tillë.
SCAN
Sondazh

ILDKPKI të hetojë pasuritë e zyrtarëve jashtë kufijve - Alibeaj: Inspektoriati të veprojë. Bushka: Nuk është SPAK, ka detyra të qarta!
Opozita ka kërkuar këtë të martë hetimin e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e lartë pranë ILDKPKI. Kërkesa është bërë Gjatë votimit të projektrezolutës për......

Përcaktohet ‘fati’ i Avokatit të Popullit - 20 kandidatë në garë, Majko: Do zgjidhet nga kandidaturat e propozuara opozita
Ndërsa gara për avokatin e Popullit ka përfshirë në garë 20 emra, ku nuk mungojnë ata me profil të lartë politik, mazhoranca ka bërë me dije se ka vendosur t’i......

Doganat, 107 milionë dollarë shtesë në 6 muaj - Çmimi i rritur i karburantit ndikim kryesor në të ardhura!
Doganat shqiptare kanë mbledhur 103 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 10.7 miliardë leke apo 107 milionë $ më shumë në krahasim me planin......

Tesla nuk është më prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike - BYD e mbështetur nga Warren Buffett zë vendin e parë
Tesla e Elon Musk nuk ‘kryeson’ më si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike. Firma është tani në vendin e dytë pas BYD me bazë në Kinë, një......

Tregu i punës, “uri” për degët e bujqësisë - Sallaku: Të rinjtë nuk kanë interes, preferenca vetëm për drejtime specifike!
Të rinjtë shqiptarë nuk kanë interes të mjaftueshëm për degët me rëndësi kombëtare në fushën e bujqësisë, zooteknikës apo mjedisit, edhe pse kërkesa më e lartë......

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës: Ja tarifat e reja në tregun vendas!
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Si është situata në kaskadën e lumit Drin? – KESH përditëson të dhënat mbi energjinë e prodhuar në të tre HEC-et!
Korporata Energjetike Shqiptare njofton se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 13.233 MWh, kërkesa për konsum nga FSHU është 18.889 MWh ndërsa çmimi i......

Jemi më të varfrit në Europë/ Eurostat: Shqipëria, me të ardhura për frymë 4 herë më të ulëta se Bashkimi Europian
Të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë një prej treguesve më të pranueshëm dhe efikas në nivel ndërkombëtar sa i përket matjes së nivelit të......