Kosova Postuar më 5 Korrik 2022, 15:36

Lokalet në Kosovë, ujë falas për klientët - Qeveria detyron baret të shërbejnë ujë rubineti nëse iu kërkohet

Nga SCAN TV
Lokalet në Kosovë, ujë falas për klientët - Qeveria

Tashmë lokalet në Kosovë janë të detyruara, me vendim qeverie, që të shërbejnë ujë të pijshëm rubineti për klientët e tyre. Kjo vlen për të gjitha ato që furnizohen nga ujësjellësi publik. Ndërsa bizneset që furnizohen nga puset duhet të pajisen me certifikatën e cilësisë së ujit dhe gjithashtu të shërbejnë ujë të pijshëm falas nëse klientët e kërkojnë

Qeveria në Kosovë detyron lokalet dhe restorantet që të mos i privojnë klientët e tyre nga uji i pijshëm nga rubineti nëse furnizohen nga ujësjellësi publik. Ministri i shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi prezantoi para ekzekutivit të qeverisë standartet normative për cilësinë e ujit për konsum në mbrojtje të shëndetit të njerëzve.

Me anë të këtij vendimi tashmë bizneset e sektorit të gastronomisë do iu nënshtrohen rregullave për shërbimin e ujit për klientët.

Në këtë vendim bëhet e qartë se në rast se objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik, pronari i biznesit nuk mund t’i ndalojë klientët të kërkojnë dhe të konsumojnë ujë nga rubineti.

Gjithashtu është sqaruar dhe se si do të veprohet në rast se objekti i gastronomisë nuk furnizohet nga ujësjellësi publik.

Të gjitha objektet e gastronomisë që vërtetojnë se furnizohen nga uji i puseve, ata duhet të hartojnë dhe  të zbatojnë detyrimisht planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit; si dhe të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK-ja dhe këtë certifikatë duhet ta ekspozojë në ambjentet përkatëse të biznesit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat