Krizë nafte por Tesla po shet më pak automjete! - Në tremujor janë shitur vetëm 254 mijë të tilla

Tremujorin e fundit Tesla ka shitur vetëm 254 mijë automjete, duke shënuar një rënie drastike të dorëzimeve. Analistët parashikojnë se marka e Elon Musk do të rifitojë ritmin gjatë gjysmës së dytë të vitit.
Tesla regjistron një rënie të numrit të automjeteve të shitura. Pas një fillim viti me 310 mijë dorëzime në tremujorin e parë, marka e Elon Musk ka ngadalësuar ritmin. Dy janë arsyet kryesore: pasojat e pandemisë dhe mungesa e mikroçipëve. Pandemia detyroi Tesla-n që të mbyllte për periudha të gjata një prej pikave më të rëndësishme të prodhimit, Gigafactory në Shangai.
Por dhe impiante të tjera kanë punuar me ritëm të reduktuar për shkak të mungesës së materialeve. Por Tesla bën të ditur se problemet janë duke u zgjidhur dhe se reduktimi i dorëzimeve nuk ka lidhje me sektorin e prodhimit.
Analistët parashikojnë se marka e Elon Musk do të rifitojë ritmin gjatë gjysmës së dytë të vitit. Duke tejkaluar shumë - për herë të parë - një milion automjete të shitura në 12 muaj. Por ka edhe nga ata që besojnë se dominimi i padiskutueshëm i Teslës në tregun e energjisë elektrike është gati të marrë fund. Një studim i Bankës së Amerikës parashikon se brenda pak vitesh, deri në vitin 2025, Ford dhe General Motors do të kalojnë markën Elon Musk.
Kjo falë nxjerrjes në treg të një game të vërtetë automjetesh dhe kamionçinash me bateri, me versione EV të modeleve shumë të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Bankës së Amerikës, pjesa e tregut të Tesla-s në SHBA do të bjerë nga 70% aktuale në 11% brenda 3 viteve.
SCAN
Sondazh

Euro shënon nivelin më të ulët prej 20 vitesh - Cilat janë arsyet e kësaj rënie përballë dollarit amerikan!
Euro shënon nivelin më të ulët që nga viti 2002 kundrejt dollarit amerikan. Një nga arsyet është inflacioni rekord që ka pëshkallëzuar presionin mbi familjet......

Lokalet në Kosovë, ujë falas për klientët - Qeveria detyron baret të shërbejnë ujë rubineti nëse iu kërkohet
Tashmë lokalet në Kosovë janë të detyruara, me vendim qeverie, që të shërbejnë ujë të pijshëm rubineti për klientët e tyre. Kjo vlen për të gjitha ato që......

Periudha e fluturimeve “low cost” ka përfunduar - Grevat e personelit dhe rritja e çmimeve të karburanteve, arsyet kryesore!
Ekspertët janë të bindur se periudha e fluturimeve ‘low cost’ ka pëfunduar. Dhe drejtuesi i Ryanair konfirmon se cmimet mesatare tashmë do të jenë 50% më të......

JPMorgan: Çmimet e naftës mund të rriten me 240% - Shkak, ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore
Ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të shkaktojë një rritje të cmimit të naftës me......

ILDKPKI të hetojë pasuritë e zyrtarëve jashtë kufijve - Alibeaj: Inspektoriati të veprojë. Bushka: Nuk është SPAK, ka detyra të qarta!
Opozita ka kërkuar këtë të martë hetimin e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e lartë pranë ILDKPKI. Kërkesa është bërë Gjatë votimit të projektrezolutës për......

Përcaktohet ‘fati’ i Avokatit të Popullit - 20 kandidatë në garë, Majko: Do zgjidhet nga kandidaturat e propozuara opozita
Ndërsa gara për avokatin e Popullit ka përfshirë në garë 20 emra, ku nuk mungojnë ata me profil të lartë politik, mazhoranca ka bërë me dije se ka vendosur t’i......

Doganat, 107 milionë dollarë shtesë në 6 muaj - Çmimi i rritur i karburantit ndikim kryesor në të ardhura!
Doganat shqiptare kanë mbledhur 103 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 10.7 miliardë leke apo 107 milionë $ më shumë në krahasim me planin......

Tesla nuk është më prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike - BYD e mbështetur nga Warren Buffett zë vendin e parë
Tesla e Elon Musk nuk ‘kryeson’ më si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike. Firma është tani në vendin e dytë pas BYD me bazë në Kinë, një......