Bota Postuar më 6 Korrik 2022, 09:45

Euro, në nivelin më të ulët në 20 vite - Ekonomia e Eurozonës drejt recesionit, investitorët preferojnë dollarin

Nga SCAN TV
Euro, në nivelin më të ulët në 20 vite - Ekonomia e

Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit përballë euros, pasi tensionet politike dhe frika për një recesion global kanë detyruar investitorët të preferojnë asetet e sigurta. Euro po tregtohet në rreth 1.026 dollarë, niveli më i ulët që nga fundi i vitit 2002. Të dhënat e publikuara në Eurozonë kanë shtuar shenjat se ekonomia e bllokut po ngadalësohet ndjeshëm dhe po shkon drejt recesionit.

Edhe paundi britanik po tregtohet në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit, në rreth 1.1960 dollarë. Tregtarët shprehen se një këmbim i madh në dollarë në Londër shkaktoi një reagim zinxhir, duke bërë që euro të bjerë poshtë nivelit teknik të vitit 2017. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan u ngjit deri në 106.4, shumë pranë nivelit më të lartë në 20 vitet e fundit.

Edhe paundi britanik është gjendur nën presion, pasi posti i kryeministrit Boris Johnson është lëkundur, pas dorëheqjes së dy ministrave të rëndësishëm të kabinetit, ministri i financave, Rishi Sunak dhe ai i shëndetësisë, Sajid Javid.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin arriti ta manaxhojë rënien e tregun të monedhave tradicionale, duke qëndruar pranë 20 mijë dollarëve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat