Nga financohet biznesi shqiptar? Anketa e RCC: 6% borxh nga të njohurit, 38% nga bankat, zero nga qeveria!

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i financojnë operacionet e tyre kryesisht nga fondet e brendshme. “Scan Intel” i ka përpunuar të dhënat e burimeve të kapitalit të sipërmarrjeve në vendin tonë , për të parë se cilat kanë qenë burimet të cilat përdorin kryesisht bizneset për financim. Sipas shifrave, 90% sipërmarrësve në Shqipëri janë shprehur se kanë përdorur fondet e brendshme për financim. Theksojmë se sondazhi për Opinionin e Biznesit është i përbërë nga 177 pyetje për 1203 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka përqindjen më të lartë për normën e vetëfinancimit. Serbia ndjek e dyta me përqindjen më të lartë të pronarëve të biznesit të anketuar (72%), të cilët janë shprehur se i kanë financuar bizneset e tyre me fondet e brendshme gjatë vitit 2021. Kosova po ashtu regjistron 71% të të anketuarve të cilët janë shprehur se i kanë financuar bizneset nga fondet e tyre. Përqindjen më të ulët të këtij treguesi e regjistron Mali i Zi, me 17%. Të dhënat për Shqipërinë për vitin 2020 tregojnë se vetëm 50% e pronarëve të bizneseve ishin financuar me fondet e veta, çka tregon për një tkurrje të burimeve të tjera të financimit. Gjatë vitit 2021, Shqipëria regjistron 0% të të anketuarve të cilët kanë marrë financim nga qeveria. Kosova dhe Maqedonia e Veriut po ashtu regjistrojnë 0% të të anketuarve. Bosnje Hercegovina regjistron përqindjen më të lartë me 3%....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=veVkxaM28yw
Sondazh

“Taksat”, rritja më e madhe prej 2003-shit/ Arkëtimet, 23% rritje vjetore në 5 muajt e parë, por investimet në rënie
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, shteti shqiptar ka arkëtuar rreth 220 miliardë lekë vetëm në formën e të ardhurave tatimore, ose 1.84 miliardë euro. Kjo......

Rritet eksporti gjerman drejt Rusisë - Pavarësisht sanksioneve të shumta ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës!
Pavarësisht numrit gjithnjë e më të madh të sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës, eksportet nga Gjermania për në Rusi vijojnë të rriten.......

Krizë nafte por Tesla po shet më pak automjete! - Në tremujor janë shitur vetëm 254 mijë të tilla
Tremujorin e fundit Tesla ka shitur vetëm 254 mijë automjete, duke shënuar një rënie drastike të dorëzimeve. Analistët parashikojnë se marka e Elon Musk do të......

Euro shënon nivelin më të ulët prej 20 vitesh - Cilat janë arsyet e kësaj rënie përballë dollarit amerikan!
Euro shënon nivelin më të ulët që nga viti 2002 kundrejt dollarit amerikan. Një nga arsyet është inflacioni rekord që ka pëshkallëzuar presionin mbi familjet......

Lokalet në Kosovë, ujë falas për klientët - Qeveria detyron baret të shërbejnë ujë rubineti nëse iu kërkohet
Tashmë lokalet në Kosovë janë të detyruara, me vendim qeverie, që të shërbejnë ujë të pijshëm rubineti për klientët e tyre. Kjo vlen për të gjitha ato që......

Periudha e fluturimeve “low cost” ka përfunduar - Grevat e personelit dhe rritja e çmimeve të karburanteve, arsyet kryesore!
Ekspertët janë të bindur se periudha e fluturimeve ‘low cost’ ka pëfunduar. Dhe drejtuesi i Ryanair konfirmon se cmimet mesatare tashmë do të jenë 50% më të......

JPMorgan: Çmimet e naftës mund të rriten me 240% - Shkak, ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore
Ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të shkaktojë një rritje të cmimit të naftës me......

ILDKPKI të hetojë pasuritë e zyrtarëve jashtë kufijve - Alibeaj: Inspektoriati të veprojë. Bushka: Nuk është SPAK, ka detyra të qarta!
Opozita ka kërkuar këtë të martë hetimin e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e lartë pranë ILDKPKI. Kërkesa është bërë Gjatë votimit të projektrezolutës për......