Qeveria gjermane merr vendimin e rëndësishëm për lejet e qëndrimit të emigrantëve!

Kabineti qeveritar gjerman vendosi të mërkurën për ligjin e "shansit për të drejtë qëndrimi". Një lajm i mirë për ata që duhet të kalonin prej vitesh në Gjermani nga një leje "Duldung" në tjetrën.
Të mërkurën (06.07) kabineti qeveritar gjerman vendosi për paketën e parë të reformës së emigracionit. Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi "shans për të drejtë qëndrimi".
Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi.
Emigrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen "Duldung" (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani.
Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të marrin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.
Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 persona. Po ashtu parashikohet edhe zgjatja e burgimit para dëbimit për të dënuar të caktuar deri në gjashtë muaj, derisa autoritetet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar. DW
E . S / SCAN
Sondazh

‘Kërcen’ Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi mbeten statik!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 114.7 lekë dhe është shitur me......

Nga financohet biznesi shqiptar? Anketa e RCC: 6% borxh nga të njohurit, 38% nga bankat, zero nga qeveria!
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i financojnë operacionet e......

“Taksat”, rritja më e madhe prej 2003-shit/ Arkëtimet, 23% rritje vjetore në 5 muajt e parë, por investimet në rënie
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, shteti shqiptar ka arkëtuar rreth 220 miliardë lekë vetëm në formën e të ardhurave tatimore, ose 1.84 miliardë euro. Kjo......

Rritet eksporti gjerman drejt Rusisë - Pavarësisht sanksioneve të shumta ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës!
Pavarësisht numrit gjithnjë e më të madh të sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës, eksportet nga Gjermania për në Rusi vijojnë të rriten.......

Krizë nafte por Tesla po shet më pak automjete! - Në tremujor janë shitur vetëm 254 mijë të tilla
Tremujorin e fundit Tesla ka shitur vetëm 254 mijë automjete, duke shënuar një rënie drastike të dorëzimeve. Analistët parashikojnë se marka e Elon Musk do të......

Euro shënon nivelin më të ulët prej 20 vitesh - Cilat janë arsyet e kësaj rënie përballë dollarit amerikan!
Euro shënon nivelin më të ulët që nga viti 2002 kundrejt dollarit amerikan. Një nga arsyet është inflacioni rekord që ka pëshkallëzuar presionin mbi familjet......

Lokalet në Kosovë, ujë falas për klientët - Qeveria detyron baret të shërbejnë ujë rubineti nëse iu kërkohet
Tashmë lokalet në Kosovë janë të detyruara, me vendim qeverie, që të shërbejnë ujë të pijshëm rubineti për klientët e tyre. Kjo vlen për të gjitha ato që......

Periudha e fluturimeve “low cost” ka përfunduar - Grevat e personelit dhe rritja e çmimeve të karburanteve, arsyet kryesore!
Ekspertët janë të bindur se periudha e fluturimeve ‘low cost’ ka pëfunduar. Dhe drejtuesi i Ryanair konfirmon se cmimet mesatare tashmë do të jenë 50% më të......