Nafta rimëkëmbet lehtë pas kolapsit - Brenti i Londrës tregtohet pranë 103 dollarë për fuçi, humbet rreth 9 dollarë!

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pas kolapsit me rreth 9% në sesionin e kaluar, për shkak të shenjave të ngadalësimit të kërkesës. Nafta Brent po tregtohet në rreth 103 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 9.5%, rënia më e madhe ditore që nga marsi i këtij viti. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 100 dollarë për fuçi.
Analistët po e cilësojnë më tepër një sesion korrektimi dhe pritshmëritë janë që tendenca të vijojë në rënie, për shkak të një recesioni të mundshëm.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Mohammad Barkindo, deklaroi se industria e naftës është në vështirësi për shkak të disa viteve me radhë të investimeve të ulëta. Sipas tij, mungesa e furnizimit të tregut mund të zëvëndësohet nëse lejohen eksportet nga Irani dhe Venezuela. Në anën tjetër, ish-Presidenti i Rusisë, Dimitry Medvedev, paralajmëroi se propozimi i Japonisë për të vendosur tavan ndaj çmimeve të naftës ruse, që përkthehet në një përgjysmim krahasuar me nivelet aktuale, do të thotë se në treg do të ketë më pak naftë.
Në këtë situatë, sipas tij çmimet e naftës do të rriten në 300 apo 400 dollarë për fuçi. Në anën tjetër, qeveria e Norvegjisë ndërhyri për t’i dhënë fund grevës në sektorin e naftës, duke i thënë fund një krize të mundshme të energjisë në Europë.
Gjithsesi, shqetësimet për një recesion global vijojnë të ushtrojnë presion mbi çmimet. Disa analistë parashikojnë se ekonomia e SHBA, që është më e madhja në botë, do të ketë rënë në recesion gjatë periudhës Prill-Qershor.
SCAN
Sondazh

Qeveria gjermane merr vendimin e rëndësishëm për lejet e qëndrimit të emigrantëve!
Kabineti qeveritar gjerman vendosi të mërkurën për ligjin e "shansit për të drejtë qëndrimi". Një lajm i mirë për ata që duhet të kalonin prej vitesh në......

‘Kërcen’ Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi mbeten statik!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 114.7 lekë dhe është shitur me......

Nga financohet biznesi shqiptar? Anketa e RCC: 6% borxh nga të njohurit, 38% nga bankat, zero nga qeveria!
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i financojnë operacionet e......

“Taksat”, rritja më e madhe prej 2003-shit/ Arkëtimet, 23% rritje vjetore në 5 muajt e parë, por investimet në rënie
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, shteti shqiptar ka arkëtuar rreth 220 miliardë lekë vetëm në formën e të ardhurave tatimore, ose 1.84 miliardë euro. Kjo......

Rritet eksporti gjerman drejt Rusisë - Pavarësisht sanksioneve të shumta ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës!
Pavarësisht numrit gjithnjë e më të madh të sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës, eksportet nga Gjermania për në Rusi vijojnë të rriten.......

Krizë nafte por Tesla po shet më pak automjete! - Në tremujor janë shitur vetëm 254 mijë të tilla
Tremujorin e fundit Tesla ka shitur vetëm 254 mijë automjete, duke shënuar një rënie drastike të dorëzimeve. Analistët parashikojnë se marka e Elon Musk do të......

Euro shënon nivelin më të ulët prej 20 vitesh - Cilat janë arsyet e kësaj rënie përballë dollarit amerikan!
Euro shënon nivelin më të ulët që nga viti 2002 kundrejt dollarit amerikan. Një nga arsyet është inflacioni rekord që ka pëshkallëzuar presionin mbi familjet......

Lokalet në Kosovë, ujë falas për klientët - Qeveria detyron baret të shërbejnë ujë rubineti nëse iu kërkohet
Tashmë lokalet në Kosovë janë të detyruara, me vendim qeverie, që të shërbejnë ujë të pijshëm rubineti për klientët e tyre. Kjo vlen për të gjitha ato që......