Hiqen tarifat për kamionët e Kosovës, Serbisë e RMV - Shqipëria, hap e para ‘Ballkanin e Hapur’!

Përmes një vendimi që tashmë ka hyrë në fuqi, Qeveria Shqiptare ka hequr tarifat për parkimin, plumbçet dhe peshimin në doganat tona të mjeteve serbe, kosovare, si dhe nga ato të Maqedonisë së Veriut. Vendimi vjen pak pas katër marrëveshjeve të reja të nënshkruara në Kuadrin e Ballkanit të Hapur, ashtu si dhe pas mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Marrëveshjet për Ballkanin e Hapur kanë nisur tashmë të zbatohen në praktikë. Ka hyrë në fuqi këtë jave, menjeherë me publikimin në Fletoren Zyrtare një prej pikave të marrëveshjes, e cila parashikon heqjen e tarifave për disa shërbime doganore. Vendimi është miratuar nga Qeveria Shqiptare më datë 27 qershor, dhe tashmë është në fuqi, ndërkohë që në të është përfshirë edhe Kosova, e cila nuk është pjesë e marrëveshjes për Ballkanin e Hapur, ndërkohë që nuk përfshin Malin e Zi.
Bëhet fjalë për një ndryshim në udhëzimin për “Për përcaktimin e tarifave për kryerjen e shërbimeve të veçanta dhe administrimin e tyre nga autoritetet doganore” të vitit 2019. Qeveria ka shtuar një pikë në Udhëzim, i cili përjashton nga aplikimi i tarifave mjetet nga këto tre shtete.
Operatorët ekonomikë me mallrat me origjinë nga Republika e Serbisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga Republika e Kosovës trajtohen me tarifë zero, për kryerjen e shërbimeve të veçanta sipas aneksit 1, të pikës 1, të lidhura me: a) parkimin në ambientet që administrohen nga autoritetet doganore; b) shtypshkrimet/plumbçet doganore; c) peshimin e mjeteve të transportit”.
Vendimi i Qeverisë Shqiptare vjen më pak se një muaj nga Samiti i Ohrit, ku u nënshkruan katër marrëveshje të reja, por edhe pas mbledhjes së përbashkët me Qeverinë Kosovare.
Në Samitin e Ballkanit të hapur u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore. E para sishte një marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore. E dyta, një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor. E treta Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit. Dhe e katërta -Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=rcPPfNR5-s8

BSH paralajmëron rritje të metejshme të interesave - Sejko: Kalojmë nga politika lehtësuese në politika shtrënguese!
Në kushtet e një krize që prej muajsh që ka prekur vendin tonë, Banka e Shqipërisë njofton ndryshim të politikave monetare. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi......

Kompania e kriptomonedhave drejt falimentimit – Huadhënësi vlerësoi se kishte më shumë se 100,000 kreditorë
Voyager Digital tha se kishte paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e......

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, 12.6% rritje çmimesh/ Analiza e shifrave për periudhën 2015-2021, nga drithërat te mishi!
Indeksi i prodhimeve bujqësore gjatë vitit 2021 regjistron një rritje me 12.6%, krahasuar me vitin 2015. Kështu indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve......

Një ishull privat është në shitje për 339 mijë dollarë, por pronari do t'ia shesë vetëm dikujt që do të qëndrojë gjatë natës, pavarësisht motit të rrezikshëm!
Sa herë që ka lajme për një ishull privat për shitje, ne nxitojmë të supozojmë se ai është diku në mes të detit të Karaibeve që vezullon dhe se ndonjë......

Amerikanët me fat: Europa nuk ka qenë kaq e lirë në dollarë për dekada!
Nëse je një amerikan që viziton Italinë, Greqinë ose Spanjën këtë verë pas një pauze udhëtimi gjatë pandemisë, je me fat: vaktet, hotelet dhe turet janë më të......

Ekspertët paralajmërojnë: Putin po kërcënon vendet e varfra me urinë në 'fazën tjetër' të luftës së tij në Ukrainë!
Pushtimi rus i Ukrainës po përkeqëson një krizë globale ushqimore dhe ekspertët thonë se kjo është pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme të Kremlinit për të......

Shell i bashkohet mega-projektit të zgjerimit të LNG të Katarit - Faza e parë e projektit më të madh në botë të gazit natyror të lëngshëm
QatarEnergy nënshkroi të martën një marrëveshje me Shell për zgjerimin e fushës verilindore të shtetit të Gjirit, faza e parë e projektit më të madh në botë të......

Paundi bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt Dollarit!
Paundi ka rënë në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit, duke reflektuar rritjen e shqetësimeve të tregtarëve për recesionin në mbarë botën, ndërsa......