A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? - Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!

Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar për rreth 2 vite tregun e shërbimeve celulare duke konkluduar se nuk ka abuzime me paketat nga ana e operatorëve. Gjitësesi, në deklaratën zyrtare ku njofton përfundimin e hetimit, Autoriteti thekson se do monitorojë nga afër shkrirjen mes kompanive ONE-Albtelecom të cilat tashmë kontrollohen nga e njëjta shoqëri hungareze
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimet në tregun e shërbimeve celulare duke arritur në përfundimin se operatorët nuk kanë abuzuar me paketat, por nga ana tjetër duke bërë me dije se po ndjek nga afër shkrrjen mes dy kompanive ONE-Albtelecom. Përmes një deklarate zyrtare, Autoriteti konkludon se nga administrimi dhe përpunimi i informacionit për ndërmarrjet Vodafone Albania, One Telecommunications dhe Albtelecom, konstatohet se këto ndërmarrje kanë përmbushur kushtet dhe detyrimet e dhëna në vendimin e vitit 2020.
Në vitin 2020, Autoriteti nisi një hetim të detajuar të sjelljes së operatorëve sa i përket paketave të reja, nga i cili rezulton se nuk ka pasur abuzime. Megjithëse Autoriteti i Konkurrencës thekson në deklaratë se AKEP nuk ka realizuar një analizë dhe vlerësim të përgjithshëm krahasues për ndryshimet e kryera në paketat standarde nga tre operatorë celularë në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në zbatim të Rregullores sç vitit 2012 “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”. Lidhur me këtë çështje, AKEP është shprehur se tregu i shërbimeve celulare me pakicë, është treg që nuk rregullohet nga AKEP dhe mbetet jashtë detyrave të tij funksionale.
Ndërkohë që ajo që vjen të mbikeçqyret nga afër për Autoritetin e Konkurrencës është shkrirja mes dy kompanive ONE dhe Albtelecom, shumica e aksioneve të të cilave tashmë zotërohen nga e njëjta shoqëri hungareze. “Megjithatë, në kushtet ku struktura e tregut ka ndryshuar si rrjedhojë e përqendrimit të realizuar, me Vendim Nr. 869, datë 08.03.2022, nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Albania Telecom Invest AD nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag, monitorimi i tregut të shërbimeve celulare do të vijojë në kuadër të këtij Vendimi.”
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=2hW1XwNOdSQ
Sondazh

Hiqen tarifat për kamionët e Kosovës, Serbisë e RMV - Shqipëria, hap e para ‘Ballkanin e Hapur’!
Përmes një vendimi që tashmë ka hyrë në fuqi, Qeveria Shqiptare ka hequr tarifat për parkimin, plumbçet dhe peshimin në doganat tona të mjeteve serbe,......

BSH paralajmëron rritje të metejshme të interesave - Sejko: Kalojmë nga politika lehtësuese në politika shtrënguese!
Në kushtet e një krize që prej muajsh që ka prekur vendin tonë, Banka e Shqipërisë njofton ndryshim të politikave monetare. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi......

Kompania e kriptomonedhave drejt falimentimit – Huadhënësi vlerësoi se kishte më shumë se 100,000 kreditorë
Voyager Digital tha se kishte paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e......

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, 12.6% rritje çmimesh/ Analiza e shifrave për periudhën 2015-2021, nga drithërat te mishi!
Indeksi i prodhimeve bujqësore gjatë vitit 2021 regjistron një rritje me 12.6%, krahasuar me vitin 2015. Kështu indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve......

Një ishull privat është në shitje për 339 mijë dollarë, por pronari do t'ia shesë vetëm dikujt që do të qëndrojë gjatë natës, pavarësisht motit të rrezikshëm!
Sa herë që ka lajme për një ishull privat për shitje, ne nxitojmë të supozojmë se ai është diku në mes të detit të Karaibeve që vezullon dhe se ndonjë......

Amerikanët me fat: Europa nuk ka qenë kaq e lirë në dollarë për dekada!
Nëse je një amerikan që viziton Italinë, Greqinë ose Spanjën këtë verë pas një pauze udhëtimi gjatë pandemisë, je me fat: vaktet, hotelet dhe turet janë më të......

Ekspertët paralajmërojnë: Putin po kërcënon vendet e varfra me urinë në 'fazën tjetër' të luftës së tij në Ukrainë!
Pushtimi rus i Ukrainës po përkeqëson një krizë globale ushqimore dhe ekspertët thonë se kjo është pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme të Kremlinit për të......

Shell i bashkohet mega-projektit të zgjerimit të LNG të Katarit - Faza e parë e projektit më të madh në botë të gazit natyror të lëngshëm
QatarEnergy nënshkroi të martën një marrëveshje me Shell për zgjerimin e fushës verilindore të shtetit të Gjirit, faza e parë e projektit më të madh në botë të......