Bota Postuar më 6 Korrik 2022, 13:04

Hacker-i vjedh të dhënat e 1 milion banorëve - Të dhënat që u vodhën nga policia e Shanghai-t u shitën për 10 Bitcoin

Nga SCAN TV
Hacker-i vjedh të dhënat e 1 milion banorëve - Të

Sipas ekspertëve kinezë kjo mund të jetë shkelja më e madhe e sigurisë informatike në historinë e vendit. Një hacker ka vjedhur nga policia e Shanghait të dhënat e 1 milion banorëve, të cilat më pas i ka shitur

Një haker ka hyrë në bazën e të dhënave të policisë të Shanghait dhe pati akses tek të dhënat personale të një miliard kinezëve. Arkivi prej 23 terabyte u vu në shitje në internet për 10 bitcoin, më shumë se 198 mijë dollarë

Nuk është ende e qartë se si hacker u fut në bazën e të dhënave të policisë. Hetimet e para flasin për një qasje të përfituar nga një shoqëri cloud computing e grupit Alibaba, e quajtur Aliyun, në serverat e të cilëve ndodhej arkivi. Hacker-i anonim, i identifikuar vetëm si Chinadan, shpalli shitjen e të dhënave në forumin Breach Forums.

Të dhënat përmbanin emra, adresa, vendlindje, numra identifikues të kartave të identitetit dhe numra celulari të banorëve të Shanghait. Si provë, hackeri shpërndau një kampion prej 750 mijë të dhënash, si dhe numrin e blerëzve të interesuar

Në vitet e fundit vendi ka përjetuar disa rrjedhje të të dhënave në internet. Në vitin 2016 në Tuiter u publikuan informacione  të ndjeshme të menaxherëve dhe sipërmarrësve kinezë, përfshirë dhe themeluesin e Alibaba. Në vitin 2020, rrjeti social më i famshëm kineze, Sina Ueibo, pranoi vjedhjen e të dhënave të më shumë se 538 milion përdoruesve.

Në vitin 2022, bazat e të dhënave të policisë kineze në rajonin e Xinjiang u hakeruan për të marrë dëshmi për abuzimet e kryera nga qeveria e Pekinit ndaj minoritetit etnik të ujgurëve.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=l_hnxUqySMA

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat