Çdo vend në botë po përpiqet të luftojë inflacionin - Arsyet se pse kjo nuk po funksionon askund

Vende në të gjithë botën po përpiqen të luftojnë inflacionon por pothuajse të gjithë e kanë humbur këtë betejë. Sipas ekspertëve një nga faktorët për situatën e krijuar është se u mendua që situata e krijuar nga pushtimi i Ukrainës do të zgjidhej relativisht shpejt
Cdo vend në botë po përpiqet që të luftojë inflacionin por nuk po funksionon për asnjë prej tyre. Pushtimi i Ukrainës dhe bllokimi i zinxhirit global të furnizimit po shkaktojnë rritje cmimesh në të gjithë botën. Koronavirus nisi si një epidemi rajonale para se të përhapej në një krizë globale. Dhe inflacioni po zhvillohet në të njëjtën mënyrë.
Amerikanët janë të lodhur me faktin se kudo që shkojnë duhet të shpenzojnë gjithnjë e më shumë para. Çmimet e gazit janë afër niveleve rekord, kostot e ushqimit po rriten dhe banesat po shtrenjtohen çdo muaj. Ligjvënësit – veçanërisht republikanët – kanë kritikuar Rezervën Federale që ka lejuar inflacionin të arrijë nivelet maksimale të 41 viteve, duke argumentuar se banka qendrore duhet të kishte filluar të rriste normat e interesit shumë më herët.
Megjithatë, një vështrim jashtë vendit tregon se problemi nuk është i kufizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inflacioni është një temë delikate në mbarë botën, ndërsa ekonomitë po përballen me një sërë presionesh globale. Çmimet në Bashkimin Europian janë rritur afërsisht 8.1%, pak më poshtë normës së inflacionit prej 8.6% të SHBA-së nga viti në vit. Rritja e çmimeve është edhe më e shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, me matësin e saj të inflacionit njëvjeçar që arrin në 9.1% në maj. Edhe Japonia po përballon inflacionin më të lartë se zakonisht, duke kundërshtuar një prirje të gjatë prej dekadash të ruajtjes së cmimeve në një nivel të qëndrueshëm
Përhapja e inflacionit të lartë është kryesisht për shkak të presioneve globale që rrisin çmimet. Pushtimi rus i Ukrainës është arsyeja kryesore. Konflikti ngriti menjëherë çmimet për mallrat, duke përfshirë gazin natyror, naftën, drithërat e shumë mallra të tjera. Sanksionet pasuese kundër Rusisë penguan më tej furnizimin global dhe rritën akoma më shumë çmimet.
Pasojat janë dukshëm më të këqija në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë sesa në SHBA, pasi rajoni është shumë më i varur nga energjia ruse. Vendet më të varfra gjithashtu ka të ngjarë të vuajnë më shumë nga rritja e çmimeve të ushqimeve, pasi ato janë më pak në gjendje të absorbojnë kosto më të larta sesa ekonomitë e përparuara.
Bllokimi i zinxhirit të furnizimit që mbështet inflacionin është gjithashtu një çështje ndërkombëtare. Pengesat u shfaqën për herë të parë në mesin e vitit 2021 pasi mungesat e gjysmëpërçuesve, baterive dhe ilaçeve goditën linjat e ndryshme të prodhimit. Kryetari i Rezervës Federlae Jerome Pouell u shpreh se gabimi i parë ishte se cështjet u panë nga ana e ofertës dhe u mendua se do të zgjidheshin relativisht shpejt.
Disa faktorë që nxisin inflacionin janë unikë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dekadat e konsolidimit të korporatave kanë rritur aftësinë e kompanive për të kaluar kosto më të larta tek konsumatorët. Sipas studiuesve në Institutin Roosevelt, kjo ka bërë që kompanitë të ngarkojnë marka rekord dhe të mbledhin fitime rekord gjatë gjithë vitit 2021.
Megjithatë, vendet e tjera kishin çështjet e tyre unike që e shtynë inflacionin më të lartë. Tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE ndërpreu marrëdhëniet kryesore tregtare vite përpara pandemisë dhe i ngarkoi familjet britanike me inflacion më të lartë se homologët e tyre europianë, sipas një studimi nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare. Disa vite të normave negative të interesit e lanë Japoninë me një ekonomi shumë më të ndjeshme ndaj një goditjeje inflacioni. Ekspertët shprehen se nëse inflacioni është një problem global, lufta kundër tij duhet të jetë universale.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Nc1PK0th47U
Sondazh

Rritet me 6% paga e personelit shëndetësor në vend – 15 mijë lekë ekstra në muaj për ata që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit
Në fjalimin e mbajtur gjatë vendimeve të qeverisë, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për rritjen e rrogës që do të përfitojnë punonjësit e......

Ulen çmimet e gazit në SHBA - Për 21 ditë rradhazi cmimet e gazit në vend kanë shënuar rënie
Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie për 21 ditë rradhazi. Konsumi i karburantit ka arritur pikën më të ulët për këtë periudhë......

Gjermania rishikon objektivat për sektorin e energjisë - Nuk do të ketë një eliminim të përdorimit të qymyrit
Duke synuar shkëputjen totale nga gazi rus, Gjermani do të lejojë përdorimin e qymyrit në sektorin e energjisë duke shyrë dhe më shumë në kohë objektivin për......

Fermerët “indiferentë” ndaj pensionit - Hado: Ndërgjegjësimi i ulët, nxitje që të futen në skemën e sigurimeve
Ndërgjegjësimi i të vetëpunësuarve në bujqësi për të derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësre në mënyrë që të përfitojnë pension, por jo......

A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? - Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar për rreth 2 vite tregun e shërbimeve celulare duke konkluduar se nuk ka abuzime me paketat nga ana e operatorëve.......

Hiqen tarifat për kamionët e Kosovës, Serbisë e RMV - Shqipëria, hap e para ‘Ballkanin e Hapur’!
Përmes një vendimi që tashmë ka hyrë në fuqi, Qeveria Shqiptare ka hequr tarifat për parkimin, plumbçet dhe peshimin në doganat tona të mjeteve serbe,......

BSH paralajmëron rritje të metejshme të interesave - Sejko: Kalojmë nga politika lehtësuese në politika shtrënguese!
Në kushtet e një krize që prej muajsh që ka prekur vendin tonë, Banka e Shqipërisë njofton ndryshim të politikave monetare. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi......

Kompania e kriptomonedhave drejt falimentimit – Huadhënësi vlerësoi se kishte më shumë se 100,000 kreditorë
Voyager Digital tha se kishte paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e......