Rritet me 6% paga e personelit shëndetësor në vend – 15 mijë lekë ekstra në muaj për ata që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit

Në fjalimin e mbajtur gjatë vendimeve të qeverisë, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për rritjen e rrogës që do të përfitojnë punonjësit e personelit shëndetësor në vendin tonë duke nisur nga 1 korriku.
“Politika e rritjes së pagave për personelin shëndetësor duke filluar nga data 1 korrik për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazherisë, të gjithë profesionistët e shëndetësisë që ofrojnë shërbime për qytetarët, paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e Qeverisë Shqiptarë e cila sikurse ishte planifikuar për buxhetin e vitit 2022 hyn në fuqi nga data 1 korrik dhe shtrin efektet e saj përgjatë gjithë vitit në vazhdim. Efekti vjetor i rritjes së pagave në masën 6% është në rreth 10 milion dollarë dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjek, infermierë dhe profesionist shëndetësor që ofrojnë shërbime në gjithë sistemin tonë shëndetësor”, u shpreh ministrja.
“Nga ana tjetër kemi vendosur gjithashtu dhe qeveria shqiptare ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ata mjekë të cilët përfundojnë specializimin dhe në bazë të kontratave me MSH ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit pra në spitalet rajonale do të përfitojnë këtë shpërblim financiar mbi pagën dhe kjo do të hyjë menjëherë në fuqi me miratimin nga qeveria, dhe do të përfitojnë rreth 300 mjekë,” shtoi Manastirliu.
SCAN
Sondazh

Ulen çmimet e gazit në SHBA - Për 21 ditë rradhazi cmimet e gazit në vend kanë shënuar rënie
Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie për 21 ditë rradhazi. Konsumi i karburantit ka arritur pikën më të ulët për këtë periudhë......

Gjermania rishikon objektivat për sektorin e energjisë - Nuk do të ketë një eliminim të përdorimit të qymyrit
Duke synuar shkëputjen totale nga gazi rus, Gjermani do të lejojë përdorimin e qymyrit në sektorin e energjisë duke shyrë dhe më shumë në kohë objektivin për......

Fermerët “indiferentë” ndaj pensionit - Hado: Ndërgjegjësimi i ulët, nxitje që të futen në skemën e sigurimeve
Ndërgjegjësimi i të vetëpunësuarve në bujqësi për të derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësre në mënyrë që të përfitojnë pension, por jo......

A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? - Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar për rreth 2 vite tregun e shërbimeve celulare duke konkluduar se nuk ka abuzime me paketat nga ana e operatorëve.......

Hiqen tarifat për kamionët e Kosovës, Serbisë e RMV - Shqipëria, hap e para ‘Ballkanin e Hapur’!
Përmes një vendimi që tashmë ka hyrë në fuqi, Qeveria Shqiptare ka hequr tarifat për parkimin, plumbçet dhe peshimin në doganat tona të mjeteve serbe,......

BSH paralajmëron rritje të metejshme të interesave - Sejko: Kalojmë nga politika lehtësuese në politika shtrënguese!
Në kushtet e një krize që prej muajsh që ka prekur vendin tonë, Banka e Shqipërisë njofton ndryshim të politikave monetare. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi......

Kompania e kriptomonedhave drejt falimentimit – Huadhënësi vlerësoi se kishte më shumë se 100,000 kreditorë
Voyager Digital tha se kishte paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e......

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, 12.6% rritje çmimesh/ Analiza e shifrave për periudhën 2015-2021, nga drithërat te mishi!
Indeksi i prodhimeve bujqësore gjatë vitit 2021 regjistron një rritje me 12.6%, krahasuar me vitin 2015. Kështu indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve......