Skulptura e Euros nxirret në shitje - Kostoja për mirëmbajtjen e saj është shumë e lartë: 250 mijë euro në vit

Skulptura gjigande e euros e rrethuar nga 12 yje të verdhë është nxjerrë në shitje pasi kostoja për mirëmbajtjen e saj është shumë e lartë: 250 mijë euro në vit. Për më tepër ajo vandalizohet shumë shpesh
Skulptura ikonike e euro-s që ndodhet para selisë së mëparshme të Bankës Qendrore Europiane, e që shpesh është objekt sulmesh vandale, është nxjerrë në shitje pasi kostoja për mirëmbajtjen e saj është shumë e lartë.
Statuja 14 metra e lartë u vendos për të festuar nxjerrjen në treg të monedhës euro në vitin 2001 dhe që atëherë është bërë një simbol i vendimmarrjes në Eurozonë. Por kur Banka Qendrore Europiane vendosi të zhvendosë selinë e saj në një vend tjetër në Frankfurt, Gjermani, drejtuesit e bankës qendrore vendosën të mos e merrnin me vete skulpturën me peshë 50 ton.
Vepra artistike, një shenjë gjigante e euros e rrethuar nga 12 yje të verdhë, nga artisti gjerman Ottmar Horl, është mirëmbajtur nga Komiteti i Kulturës i Frankfurtit, një organizatë jofitimprurëse, për 21 vitet e fundit. Aktualisht komitetit i kushton rreth 250 mijë euro çdo vit për të mbajtur statujën në funksion.
Manfred Pohl, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e tij, fajësoi vandalizmin në rritje gjatë dy viteve të fundit dhe mungesën e sponsorizimit të korporatës për vendimin e komitetit për të nxjerrë në ankand statujën. Ai shtoi se në oërpjekje për të siguruar fonde të reja për të mirëmbajtur veprën e artit, kishin kontaktuar 110 banka gjatë 12 muajve të fundit dhe 90 prej tyre as që u munduan të përgjigjen.
Në vend që të hiqte dorë nga kontrolli i skulpturës, komiteti pagoi që ajo të riparohej në vitin 2015 për të ulur kostot e funksionimit. Ata arritën të ulin faturën vjetore të mirëmbajtjes me 12,000 € duke instaluar drita të reja LED për ta mbajtur atë të ndriçuar gjatë natës. Sipas Komitetit të Kulturës në Frankfurt, skulptura do të dalë në ankand në muajin tetor.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=mRdZm6gpD20
Sondazh

Rusia po fiton shumë para nga gazi dhe nafta - Irani dhe Venezuela duhet t’i shërbejnë si paralajmërim për atë që do të ndodhë
Russia po grumbullon shumë para nga shitja e gazit dhe e naftës, por ekespertët paralajmërojnë se ajo që ndodhi me Iranin dhe Venezuelën duhet të shërbejë si......

Thatësira në Itali, nis racionimi i ujit - Disa rajone në vend janë të detyruara të reduktojnë përdorimin e ujit
Rajone të ndryshme në Itali janë të detyruara të racionojnë ujin, ndërsa disa të tjera nuk furnizohen fare gjatë natës. Kjo për shkak të thatësirës që ka......

Hacker-i vjedh të dhënat e 1 milion banorëve - Të dhënat që u vodhën nga policia e Shanghai-t u shitën për 10 Bitcoin
Sipas ekspertëve kinezë kjo mund të jetë shkelja më e madhe e sigurisë informatike në historinë e vendit. Një hacker ka vjedhur nga policia e Shanghait të......

Çdo vend në botë po përpiqet të luftojë inflacionin - Arsyet se pse kjo nuk po funksionon askund
Vende në të gjithë botën po përpiqen të luftojnë inflacionon por pothuajse të gjithë e kanë humbur këtë betejë. Sipas ekspertëve një nga faktorët për situatën......

Rritet me 6% paga e personelit shëndetësor në vend – 15 mijë lekë ekstra në muaj për ata që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit
Në fjalimin e mbajtur gjatë vendimeve të qeverisë, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për rritjen e rrogës që do të përfitojnë punonjësit e......

Ulen çmimet e gazit në SHBA - Për 21 ditë rradhazi cmimet e gazit në vend kanë shënuar rënie
Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie për 21 ditë rradhazi. Konsumi i karburantit ka arritur pikën më të ulët për këtë periudhë......

Gjermania rishikon objektivat për sektorin e energjisë - Nuk do të ketë një eliminim të përdorimit të qymyrit
Duke synuar shkëputjen totale nga gazi rus, Gjermani do të lejojë përdorimin e qymyrit në sektorin e energjisë duke shyrë dhe më shumë në kohë objektivin për......

Fermerët “indiferentë” ndaj pensionit - Hado: Ndërgjegjësimi i ulët, nxitje që të futen në skemën e sigurimeve
Ndërgjegjësimi i të vetëpunësuarve në bujqësi për të derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësre në mënyrë që të përfitojnë pension, por jo......