Rusia po fiton shumë para nga gazi dhe nafta - Irani dhe Venezuela duhet t’i shërbejnë si paralajmërim për atë që do të ndodhë

Russia po grumbullon shumë para nga shitja e gazit dhe e naftës, por ekespertët paralajmërojnë se ajo që ndodhi me Iranin dhe Venezuelën duhet të shërbejë si leksion për Moskën. Të dyja vendet reduktuan prodhimin e naftës si pasojë e sanksioneve amerikane
Katër muaj në luftë me Ukrainën, Rusia po grumbullon të ardhura të konsiderueshme nga shitjet e gazit dhe të naftës. Por ekspertët paralajmërojnë se Moska duhet të marrë në konsideratë sanksionet duke parë historinë e Iranit dhe Venezuelës, vende që vuajnë pasojat e sanksioneve amerikane
Të dyja vendet, prodhuese të naftës, kanë qenë objektiv i sanksioneve në të kaluarën, që i kanë shkaktuar goditje të rënda në prodhimin e naftës, një situatë nga e cila nuk janë rimëkëmbur akoma.
Kjo për shkak se sanksionet janë krijuar për të ulur kërkesën, duke detyruar vendet prodhuese të naftës të ulin prodhimin. Industria ruse e naftës ka të ngjarë të vuajë gjithashtu një rënie në përparimet teknologjike pasi investimet e huaja janë tërhequr masivisht nga vendi.
Dhe Rusia mund të ndikohet edhe më keq se Irani dhe Venezuela, pasi shumica e sanksioneve janë vendosur nga SHBA-ja. Kufizimet në tregtinë ruse janë shumë më të gjera, dhe SHBA nuk është e vetmja që sanksionon Rusinë: Mbretëria e Bashkuar, gjithashtu, ka ndaluar importet e naftës ruse dhe vendet e BE-së kanë rënë dakord të ndalojnë 90% të blerjeve të naftës së papërpunuar ruse deri në fund të vitit.
Të gjithë këta faktorë të kombinuar, thonë ekspertët, tregojnë për një reduktim në fitimet e Moskës. Prodhimi i naftës iraniane dhe venezueliane ra në rënie të lirë pas vendosjes së sanksioneve nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në korrik 2015, Irani arriti një marrëveshje historike me gjashtë fuqitë botërore – SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Kinë, Francë, Gjermani dhe Rusi – për të kufizuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, duke përfshirë edhe naftën.
Pas heqjes së sanksioneve, eksportet iraniane të naftës u rritën në 2 milionë fuçi në ditë në vitin 2016 dhe arritën kulmin prej 2.8 milionë fuçi në ditë në vitin 2018, sipas të dhënave të Reuters. Ky numër filloi të zvogëlohej pasi SHBA – nën drejtimin e ish-presidentin Donald Trump - u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet. Ky veprim bëri që eksportet e naftës të Iranit të bien me mbi 90% në të njëjtin vit në 200 mijë fuçi në ditë.
Venezuela u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2019 në një përpjekje për të rrëzuar presidentin socialist Nicolas Maduro. Si rezultat, eksportet e Venezuelës ranë në nivelin më të ulët të 77 viteve prej 623.600 fuçi në ditë në vitin 2020 –nga 1.89 milionë fuçi në ditë në 2016 përpara se të prekej sanksionet, sipas të dhënave të Reuters.
Sanksionet kundër naftës iraniane dhe venezueliane goditën vendet gjatë një periudhe me çmime të ulëta të energjisë nga viti 2014 deri në vitin 2020, kështu që çdo shitje që ata arritën të arrinin do të kishte qenë modeste në krahasim me fitimet e papritura të Rusisë në tregun aktual. Kjo ndodh pasi çmimet e naftës janë rritur në nivelet më të larta të 13 viteve për shkak të një krize të furnizimit me energji jo vetëm për shkak të luftës, por edhe pasi kërkesa botërore po rimëkëmbet nga pandemia.
Pavarësisht të ardhurave të konsiderueshme nga shitjet, ministria ruse e ekonomisë ende parashikon që prodhimi i naftës të bjerë 17% këtë vit nga viti 2021, sipas raportimeve të Reuters në prill, duke cituar një dokument zyrtar. Vendi eksportoi rreth 5 milionë fuçi naftë bruto në ditë në vitin 2021, gjysma e së cilës shkoi në Europë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Megjithëse vende si India dhe Kina kanë ndërhyrë për të blerë naftën ruse, nuk ka gjasa që Moska të jetë në gjendje të gjejë blerës për të gjithë naftën që i shet BE-së.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=W0sLNN3Mj3o
Sondazh

Thatësira në Itali, nis racionimi i ujit - Disa rajone në vend janë të detyruara të reduktojnë përdorimin e ujit
Rajone të ndryshme në Itali janë të detyruara të racionojnë ujin, ndërsa disa të tjera nuk furnizohen fare gjatë natës. Kjo për shkak të thatësirës që ka......

Hacker-i vjedh të dhënat e 1 milion banorëve - Të dhënat që u vodhën nga policia e Shanghai-t u shitën për 10 Bitcoin
Sipas ekspertëve kinezë kjo mund të jetë shkelja më e madhe e sigurisë informatike në historinë e vendit. Një hacker ka vjedhur nga policia e Shanghait të......

Çdo vend në botë po përpiqet të luftojë inflacionin - Arsyet se pse kjo nuk po funksionon askund
Vende në të gjithë botën po përpiqen të luftojnë inflacionon por pothuajse të gjithë e kanë humbur këtë betejë. Sipas ekspertëve një nga faktorët për situatën......

Rritet me 6% paga e personelit shëndetësor në vend – 15 mijë lekë ekstra në muaj për ata që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit
Në fjalimin e mbajtur gjatë vendimeve të qeverisë, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për rritjen e rrogës që do të përfitojnë punonjësit e......

Ulen çmimet e gazit në SHBA - Për 21 ditë rradhazi cmimet e gazit në vend kanë shënuar rënie
Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie për 21 ditë rradhazi. Konsumi i karburantit ka arritur pikën më të ulët për këtë periudhë......

Gjermania rishikon objektivat për sektorin e energjisë - Nuk do të ketë një eliminim të përdorimit të qymyrit
Duke synuar shkëputjen totale nga gazi rus, Gjermani do të lejojë përdorimin e qymyrit në sektorin e energjisë duke shyrë dhe më shumë në kohë objektivin për......

Fermerët “indiferentë” ndaj pensionit - Hado: Ndërgjegjësimi i ulët, nxitje që të futen në skemën e sigurimeve
Ndërgjegjësimi i të vetëpunësuarve në bujqësi për të derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësre në mënyrë që të përfitojnë pension, por jo......

A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? - Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar për rreth 2 vite tregun e shërbimeve celulare duke konkluduar se nuk ka abuzime me paketat nga ana e operatorëve.......