Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2025, 10:04

Kapitull i ri për emergjencat civile, Rama: Zjarrfikësit në skemën e rritjes së pagave të Forcave të Armatosura

Nga SCAN TV

Kapitull i ri për emergjencat civile, Rama: Zjarrfikësit në

Kryeministri Edi Rama në prazantimin e një kapitulli të ri për emergjencat civile, tha se ndër masat më kryesore për të menaxhuar zjarret do të jetë edhe rritja e pagave për zjarrfikësit. “Zjarrfikësit do të përfshihen në skemën e rritjes së pagave të Forcave të Armatosura” tha kryeministri Rama.  

Kreu i qeverisë foli për një nagazhim të të gjithë ministrive, përfshirë edhe atë të arsimit për të rritur edukimin dhe ndërgjegjësimin për zjarret dhe ndryshimet klimatike që sipas tij tashmë janë bërë një shqetësim i madh global. “Nxënësit e shkollave të mesme duhet të përfshihen në këtë proces tha kreu i qeverisë”.

Po ashtu Rama tha se përfshirja e teknologjisë në këtë fushë është jetik. “Jemi duke punuar për të futur dronë me kamera për ti kapur sa më herët zjarret dhe për të survejuar pyjet vazhdimisht”, tha Rama.  

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat