Shpiragu, shpresa e madhe për Shqipërinë - Zbulohet një rezervë e konsiderueshme gazi dhe nafte e cilësisë më të lartë

Në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, pas një pune thuajse 10 vjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë. Ndërkohë, kompania Shell po përgatit testin vendimtar të qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, i cili në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.
Edi Rama, Kryeministër:
"Nafta është e një cilësie më të lartë. Hera e parë që ndodh në vendin tonë. Sipas analizave të bëra në laboratorin e holandës nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut e njëjta në cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar dhe projekti që realizohet nga kompania është 3 miliardë euro. Deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme investimi total do të jetë 7 miliardë euro."
Ndërkohë, sipas Ramës ka nisur edhe eksplorimi i fushës së Dumresë nga kompania italiane Eni, ku ka të dhëna shumë optimiste, ndërsa puna është në një stad fillestar.
Belinda Balluku, Zv/kryeministre, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë:
"Pusi numër 5 tregon punën ekselence të kësaj kompanie. Ndërkohë, Shell po punon edhe në bllokun 4, ku në vitin 2024 nis puna e eksplorimit. Kemi diskutuar edhe për të ardhurat në buxhet me synim që të maksimalizohet fitimi nga prodhimi."
Parë këto zhvillime të rëndësishme, Kryeministri Rama ka deklaruar se prej një viti po punohet paralalisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë në rast suksesi të testit final një pasuri kaq të madhe kombëtare. Por, për çfarë do të shërbejë ky Fond?
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Shërbimet postare rrezikojnë të dhënat e qytetarëve - Posta Shqiptare gjobitet me 1.1 mln lekë. Ruan të dhëna në kundërshtim me ligjin
Shërbimet postare në vend administrojnë të dhëna konfidenciale të qytetareve, por nuk janë të kujdesshme në ruajtën e tyre siç duhet. Komisioneri për Mbrojtjen......

Shqiptarët “dynden” drejt makinave elektrike - Çdo muaj importohen 6 miliardë lekë automjete
Qytetarët shqiptarë duket se po ndjekin një trend të ri sa i takon blerjes së automjeteve, duke u orientuar më së shumti drejt atyre elektrike, të cilat edhe......

Biznesi në vështirësi, rikthehet kredia për likuiditete - Kërkesa më e lartë nga sektorët e tregtisë dhe akomodimit, shërbimeve dhe ndërtimit
Gjysma e parë vitit ka regjistruar rritje të kredisë për likuiditete nga bizneset. Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë, bizneset shqiptare kanë rritur......

Kredia në euro, për çfarë e marrin qytetarët - Dominon huaja për shtëpi, pasuar nga makinat, paisjet, mobiljet dhe overdrafti
Kredia në euro zë një peshë të konisderueshme në huadhënien e bankave tregtare në vend, megjithë një lloj tkurrje gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.......

10 nga qytetet e vogla më të bukura të Europës!
Zemra e Europës gjendet shpesh në qytetet e saj të vogla, jo vetëm në kryeqytetet e saj plot gjallëri. Nga ishujt e Mesdheut te komplekset e kështjellave......

CEO i Ferrarit: Gati një e treta e blerësve të rinj janë nën 40 vjeç, edhe pse listat e pritjes vijojnë të rriten!
Pavarësisht një liste pritjeje prej tre vitesh për disa nga makinat e saj, CEO i Ferrarit tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur......

Sllovenia, vendi më i “fiksuar” për kripto - Cilat janë shtetet europiane që e përdorin dhe investojnë më shumë?
Sllovenia është vendi më i “fiksuar” me kriptovalutat në mesin e vendeve në Europë, sipas një sondazhi të fundit nga platforma cryptogambling.tv. Platforma......

Shtrenjtohet kosto për transportin e naftës ruse- Rriten çmimet e sigurimeve për cisternat në Detin e Zi
Kompanitë e sigurimeve kanë njoftuar qiramarrësit e anijeve që operojnë në portet e Detit të Zi të Rusisë për një rritje të pagesave shtesë të njohura si......