Kredia në euro, për çfarë e marrin qytetarët - Dominon huaja për shtëpi, pasuar nga makinat, paisjet, mobiljet dhe overdrafti

Kredia në euro zë një peshë të konisderueshme në huadhënien e bankave tregtare në vend, megjithë një lloj tkurrje gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Nga 89.2 miliardë lekë në total në fund të vitit, apo rreth 800 milionë euro me kursin e sotëm, ajo ka rënë në 86.7 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit. Por për çfarë përdoret më së shumti kredia në monedhën e përbashkët evropiane. Pjesën e luanit e zë kredia në euro për blerje apartamentesh.
Nga totali prej 86.7 miliardë lekësh kredi në monedhën e përbashkët evropiane, 72.9 miliardë janë marrë për blerje pasurish të paluajtëshme. 4.8 miliardë, apo afërisht 45 milionë euro janë marrë nga shqiptarët për blerjen e mallrave të qëndrueshme, ku hyjnë automjetet apo mobiljet. 2.1 miliardë lekë, apo afërisht 20 milionë euro janë marrë në banka për blerjen e mallrave jo të qëndrueshme, ku përfshihen më së shumti produktet e përdorimit të përgjithshëm. 1.1 miliardë të tjera, rreth 11 milionë euro janë marrë nga individët në formën e overdraftit.
Normat e interesit për kreditë në euro kanë shfaqur rritje të shpejtë në muajt e fundit, në ndjekje të rritjes së normave referencë në tregun ndërkombëtar. Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi mesatarisht 6.1% në tremujorin e dytë, nga 5.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Rritja e interesave ka qenë më e theksuar tek kreditë e vogla (deri në 250 mijë euro) dhe ato të mesme (250 mijë deri në 1 mln euro). Në krahasim me vitin e kaluar, interesi mesatar i kredive në euro për bizneset është rreth 1.3 pikë përqindje më i lartë.
Në tremujorin e dytë është bërë evidente edhe rritja e interesit të kredisë hipotekare në euro për individët. Ajo rezultoi 5.0%, me një rritje prej 1.4 pikë përqindje krahasuar me nivelin mesatar të tremujorit të parë të këtij viti dhe të vitit të kaluar.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

10 nga qytetet e vogla më të bukura të Europës!
Zemra e Europës gjendet shpesh në qytetet e saj të vogla, jo vetëm në kryeqytetet e saj plot gjallëri. Nga ishujt e Mesdheut te komplekset e kështjellave......

CEO i Ferrarit: Gati një e treta e blerësve të rinj janë nën 40 vjeç, edhe pse listat e pritjes vijojnë të rriten!
Pavarësisht një liste pritjeje prej tre vitesh për disa nga makinat e saj, CEO i Ferrarit tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur......

Sllovenia, vendi më i “fiksuar” për kripto - Cilat janë shtetet europiane që e përdorin dhe investojnë më shumë?
Sllovenia është vendi më i “fiksuar” me kriptovalutat në mesin e vendeve në Europë, sipas një sondazhi të fundit nga platforma cryptogambling.tv. Platforma......

Shtrenjtohet kosto për transportin e naftës ruse- Rriten çmimet e sigurimeve për cisternat në Detin e Zi
Kompanitë e sigurimeve kanë njoftuar qiramarrësit e anijeve që operojnë në portet e Detit të Zi të Rusisë për një rritje të pagesave shtesë të njohura si......

Për herë të parë në timon, gjobitet për shpejtësi - I ndodhi ministres kanadeze të Financave. Sanksionohet me 273 dollarë
Ministrja e Financave në Kanada, Chrystia Freeland, një çikliste e zjarrtë që thotë se nuk zotëron një automjet të sajin, u gjobit me 273 dollarë për shpejtësi......

Pse kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë po trondit tregjet dhe bizneset?!
Pasi u zhyt në rrymën politike dhe fitoi ndaj homologëve të saj më të moderuar në Bruksel, kryeministrja italiane e linjës së ashpër Giorgia Meloni tani po i......

Cilat janë 17 nga 20 destinacionet më të qëndrueshme në Europë?!
Studimi i fundit vjetor i Euromonitor International - Indeksi i Udhëtimit të Qëndrueshëm 2023 ka zbuluar se destinacionet europiane janë disa nga më të......

“Cari” i klimës në BE jep dorëheqjen për të kandiduar si kryeministër i Holandës!
Timmermans, i cili ka qenë në Bruksel për dekadën e fundit, do të drejtojë një aleancë midis të Gjelbërve (GL) dhe Partisë Laburiste (PvdA) në zgjedhjet e......