Sllovenia, vendi më i “fiksuar” për kripto - Cilat janë shtetet europiane që e përdorin dhe investojnë më shumë?

Sllovenia është vendi më i “fiksuar” me kriptovalutat në mesin e vendeve në Europë, sipas një sondazhi të fundit nga platforma cryptogambling.tv. Platforma analizoi numrin më të madh të kërkimeve në internet që përfshinin një sërë termash të lidhura me kripto dhe më pas i renditi ato shifra sipas numrit të popullsisë.
Në fushën e financave dhe teknologjisë moderne, kriptovalutat po përjetojnë suksese të reja, edhe pas rënies së tregut të vitit të kaluar. Ky aset dixhital, i konsideruar shpesh si e ardhmja e parave, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në mbarë botën. Megjithatë, niveli i magjepsjes dhe përfshirjes në botën e kriptomonedhave ndryshon nga vendi në vend.
Në zemër të Europës, një kontinent i njohur për kompleksitetin e tij të pasur kulturor, monumentet historike dhe ekonomitë e ndryshme, është shfaqur një prirje e veçantë: fiksimi pas kriptomonedhave. Sipas raportit, vendet europiane ku popullsia përdor rregullisht kripto në kufi me obsesionin janë: Sllovenia; Luksemburgu; Holanda; Finlanda dhe Turqia. Sipas hulumtimeve, në Kroaci 16% e popullsisë ka një lloj investimi në kriptovaluta.
Sllovenia bie në sy dhe për numrin e pikave që pranojnë bitcoin si monedhë. Me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, në vend janë kryer gjithsej 100 mijë kërkime kriptosh në muaj, që arrin në rreth 1.2 milionë kërkime të tilla në 12 muajt e fundit.
Pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit, ka ende dallime në atë se sa njerëzit në vendet e Bashkimit Europian investojnë në kripto. Bitcoin është kriptomonedha më e madhe kur bëhet fjalë për vlerën e saj. Madje përdoret si para reale në dy vende, El Salvador dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Meqenëse Bitcoin është shumë i njohur dhe ekziston për një kohë të gjatë, shumë njerëz janë të lumtur e përdorin atë për investime, biznes dhe tregti në të gjithë botën.
Edhe pse ende dominuese, stablecoin po fiton gjithashtu popullaritet në mesin e investitorëve. Është një kripto-aset me një çmim të qëndrueshëm dhe vlera e tij është e lidhur me një monedhë tjetër, siç është dollari amerikan. Ethereum është gjithashtu një nga kriptovalutat më të tregtuara në botë, dhe është më shumë se një monedhë dixhitale. Është gjithashtu teknologjia më e njohur e blockchain, mbi të cilën janë ndërtuar shumë projekte të famshme kripto.
Në vitet e fundit, pothuajse të gjitha vendet në Europë dhe në mbarë botën po përpiqen të përfshihen në kriptovalutat. Qeveritë fillimisht donin t'i kufizonin dhe kontrollonin, por duke qenë se kaq shumë njerëz janë të interesuar për to, ata po punojnë shumë për të gjetur një rrugë të mesme dhe një zgjidhje.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shtrenjtohet kosto për transportin e naftës ruse- Rriten çmimet e sigurimeve për cisternat në Detin e Zi
Kompanitë e sigurimeve kanë njoftuar qiramarrësit e anijeve që operojnë në portet e Detit të Zi të Rusisë për një rritje të pagesave shtesë të njohura si......

Për herë të parë në timon, gjobitet për shpejtësi - I ndodhi ministres kanadeze të Financave. Sanksionohet me 273 dollarë
Ministrja e Financave në Kanada, Chrystia Freeland, një çikliste e zjarrtë që thotë se nuk zotëron një automjet të sajin, u gjobit me 273 dollarë për shpejtësi......

Pse kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë po trondit tregjet dhe bizneset?!
Pasi u zhyt në rrymën politike dhe fitoi ndaj homologëve të saj më të moderuar në Bruksel, kryeministrja italiane e linjës së ashpër Giorgia Meloni tani po i......

Cilat janë 17 nga 20 destinacionet më të qëndrueshme në Europë?!
Studimi i fundit vjetor i Euromonitor International - Indeksi i Udhëtimit të Qëndrueshëm 2023 ka zbuluar se destinacionet europiane janë disa nga më të......

“Cari” i klimës në BE jep dorëheqjen për të kandiduar si kryeministër i Holandës!
Timmermans, i cili ka qenë në Bruksel për dekadën e fundit, do të drejtojë një aleancë midis të Gjelbërve (GL) dhe Partisë Laburiste (PvdA) në zgjedhjet e......

BE-ja dërgon më shumë avionë zjarrfikës në Greqi ndërsa zjarret masive vijojnë!
Avionët, të cilët përbëjnë pothuajse një të tretën e flotës ajrore të shpëtimit të BE-së, do të vijnë nga Kroacia, Republika Çeke, Gjermania dhe Suedia. "Ne......

Londra ‘nën presion’: 7000 vende pune largohen nga sektori i çmuar bankar pas Brexit!
Roli i Londrës si Mbreti i Europës i shërbimeve financiare duket se është nën presionin e Parisit, Frankfurtit dhe Dublinit pas Brexit. Megjithëse......

Hyjnë në fuqi rregullat e reja dixhitale të BE-së për kompanitë e teknologjisë!
Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Europian (DSA) hyn në fuqi këtë javë dhe do të prekë disa nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë dhe mediave......