BE-ja dërgon më shumë avionë zjarrfikës në Greqi ndërsa zjarret masive vijojnë!

Avionët, të cilët përbëjnë pothuajse një të tretën e flotës ajrore të shpëtimit të BE-së, do të vijnë nga Kroacia, Republika Çeke, Gjermania dhe Suedia.
"Ne po përdorim gjithashtu sistemin tonë satelitor Copernicus për t'u ofruar imazhe satelitore autoriteteve greke në mënyrë që ata të mund të përvijojnë zonën e prekur nga zjarri," tha një zëdhënës i Komisionit Europian.
"Përfshirja është mjaft domethënëse dhe sigurisht, ne mbetemi në dispozicion të autoriteteve greke nëse lind nevoja për ndihmë shtesë," shtoi ai.
Greqia aktivizoi Mekanizmin Civil të BE-së në përgjigje të zjarreve dy ditë më parë dhe tashmë mori avionë, zjarrfikës dhe automjete nga Qiproja dhe Rumania dje.
Mekanizmi Civil i BE-së i lejon vendet të kërkojnë ndihmë nga kombet e tjera kur shërbimet e tyre të urgjencës janë të mbingarkuar nga ngjarje të papritura, duke përfshirë zjarret, dhe është bërë një burim gjithnjë e më i vlefshëm në vitet e fundit ndërsa incidenca e zjarreve në Europën Jugore është rritur.
Komisioni Europian njoftoi në korrik se do të blinte 12 avionë të tjerë të shumëkërkuar 'Canadair' për të rritur kapacitetin e tij të zjarrfikësve nga ajri. Këto do të financohen tërësisht nga BE-ja, por të stacionuara dhe në pronësi të ligjshme të Kroacisë, Francës, Greqisë, Italisë, Portugalisë dhe Spanjës, vende jugore më të ndjeshme ndaj zjarreve.
Njoftimi i mbështetjes së mëtejshme të BE-së erdhi pasi autoritetet greke gjetën trupat e 18 personave që besohet se ishin emigrantë të djegur në pyllin Dadia në Evros në Greqinë veri-lindore. Pylli është përgjatë një rruge të popullarizuar në mesin e emigrantëve që kalojnë në Bashkimin Europian nga Turqia.
Greqia tashmë është përballur me muajin e saj më të keq të zjarreve që nga viti 2008 në korrik, kur rreth 50 000 hektarë, ekuivalente me rreth 95 000 fusha futbolli, u dogjën në vetëm 12 ditë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Londra ‘nën presion’: 7000 vende pune largohen nga sektori i çmuar bankar pas Brexit!
Roli i Londrës si Mbreti i Europës i shërbimeve financiare duket se është nën presionin e Parisit, Frankfurtit dhe Dublinit pas Brexit. Megjithëse......

Hyjnë në fuqi rregullat e reja dixhitale të BE-së për kompanitë e teknologjisë!
Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Europian (DSA) hyn në fuqi këtë javë dhe do të prekë disa nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë dhe mediave......

Rritje e fortë e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të konsiderue4shme të kuotës teksa është blerë sot me 97.7 lekë dhe është shitur me 99 lekë në raport me një ditë më......

A janë shtrenjtuar pushimet për pushuesit shqiptarë? - “Mungojnë statistikat e turistëve që rikthehen në vendin tonë”
2023 po përcaktohet si një nga vitet me fluksin më të madh të turistëve në Shqipëri. Në 7 muajt e parë, statistikat tregojnë se 5.1 milionë turistë kanë......

Akciza, “imune” ndaj luhatjeve të kursit - Rriten të ardhurat në dogana. Importohen më shumë kafe, karburante dhe birrë
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka arkëtuar më pak para në 7 mujorin e këtij viti, vlerë e regjistruar në 121.8 miliardë lekë, dhe në rënie me rreth 900......

Si i zhvlerësoi euro importet? - 7-mujori/ Vendoset rekordi i 5 viteve në sasi. Bie vlera e tyre
Zhvlerësimi i euros kundrejt monedhës kombëtare përgjatë këtyre muajve i ka bërë importet më të lira, kjo shoqëruar edhe me një rënie të përgjithshme të......

Çfarë po i rrit me shpejtësi interesat e kredive në euro? - Euroribori 12-mujor në 4% në muajin qershor, nga 0.29% që ishte në të njëjtin muaj të 2022
Normat e interesave të kredive në euro kanë shënuar rritje shumë të shpejtë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në të kundërt të vitit të shkuar.......

Rriten flukset e valutës në banka - Treguesi i aktiveve likuide u ngjit në 28.7% në fund të qershorit 2023
Ecuria e aktiveve likuide në valutë është një tjetër element që dëshmon flukset shumë të larta të eurove në sistemin bankar gjatë këtij viti. Aktive likuide......