Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2023, 14:44

A janë shtrenjtuar pushimet për pushuesit shqiptarë? - “Mungojnë statistikat e turistëve që rikthehen në vendin tonë”

Nga SCAN TV
A janë shtrenjtuar pushimet për pushuesit shqiptarë? -

2023 po përcaktohet si një nga vitet me fluksin më të madh të turistëve në Shqipëri. Në 7 muajt e parë, statistikat tregojnë se 5.1 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa vetëm në muajin korrik shifrat arrijnë në 1.7 milionë. Në emisionin Ekonomia 3D u analizua bumi turistik i këtij viti. Por sa të gatshme janë strukturat akomoduese për të përballuar rritje fluksesh në vitet pasardhës?

Ferjolt Ozuni Ekspert turizmi:

“Problematika më e madhe që po përballemi sot është mënyra sesi është ndërtuar. Në shumë raste njësitë akomoduese që janë sot në treg, nuk janë ndërtuar si të tilla në fillim dhe kjo lë hapësira dhe imazh jo të këndshëm te turisti. Çdo vit ndërtohen njësi akomoduese madje në dy vitet e fundit kemi parë dhe programin e qeverisë për investitorë strategjik ku janë dhënë leje ndërtimi apo janë dhënë lehtësira të tjera të cilët kanë shpalosur projektin e tyre për ndërtimin e njësive akomoduese të mirëfillta dhe të mëdha. Ne duhet të kalojmë nga njësi akomoduese të vogla në miniaturë, me shërbime familjare tek resortet.”

Por a janë shtrenjtuar pushimet për pushuesit vendas?

“Në shumë aspekte bregdeti shqiptar ka qenë i pa përballueshëm nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Flasim për zonën nga Vlora në Sarandë. Ku cmimet kanë qenë gjithmonë më të larta ku jo cdo kush ka mundësitë e nevojshme financiare për të përballuar pushimet në këto zona.”

Sipas Eurocontrol Shqipëria kryeson në listën e rritjes së fluksit të fluturimeve në periudhën 9-15 gusht, ku përmes aeroportit “Nënë Tereza”, u kryen 80% më shumë fluturime duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Por përsëri ne ende nuk kemi një statistikë se sa është numri i turistëve që rikthehen në Shqipëri për të pushuar.

“Fatkeqësisht ne nuk kemi statistika zyrtare përsa i përket rikthimit të turistëve. Një mungesë e këtij informacioni na bëjnë dhe ne të dyshojmë dhe të ecim me erceptim. Ajo çka mund të them në aspektin personal është që ne nuk besoj se kalojmë më shumë se 10-15% të totalit të turistëve të rikthyer në 5-vjeçar.”

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat