Çfarë po i rrit me shpejtësi interesat e kredive në euro? - Euroribori 12-mujor në 4% në muajin qershor, nga 0.29% që ishte në të njëjtin muaj të 2022

Normat e interesave të kredive në euro kanë shënuar rritje shumë të shpejtë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në të kundërt të vitit të shkuar. Normat e interesit për kreditë në euro kanë shfaqur rritje të shpejtë në muajt e fundit, në ndjekje të rritjes së normave referencë në tregun ndërkombëtar. Konkretisht, norma e eurobor-it 12-mujor ka arritur në 4.0% në muajin qershor, nga 0.29% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi mesatarisht 6.1% në tremujorin e dytë, nga 5.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Rritja e interesave ka qenë më e theksuar tek kreditë e vogla (deri në 250 mijë euro) dhe ato të mesme (250 mijë deri në 1 mln euro). Në krahasim me vitin e kaluar, interesi mesatar i kredive në euro për bizneset është rreth 1.3 pikë përqindje më i lartë. Në tremujorin e dytë është bërë evidente edhe rritja e interesit të kredisë hipotekare në euro për individët. Ajo rezultoi 5.0%, me një rritje prej 1.4 pikë përqindje krahasuar me nivelin mesatar të tremujorit të parë të këtij viti dhe të vitit të kaluar. Diferencat mes interesave të kredive në lekë dhe atyre të kredive në euro janë ngushtuar ndjeshëm, si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të këtyre të fundit.
Në të kundërt, norma mesatare e interesit të depozitave me afat në lekë ka mbetur e qëndrueshme në tremujorin e dytë të vitit, në 1.5%. E tillë është shfaqur edhe norma mesatare e interesit për depozitat me afat në euro, prej 0.8%. Diferenca mes interesit në lekë dhe atij në euro për depozitat qëndron në nivelin 0.7 pikë përqindje prej tre tremujorësh, nga mesatarisht 0.5 pikë përqindje në vitet 2020-2021 dhe në gjysmën së parë të vitit 2022.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Rriten flukset e valutës në banka - Treguesi i aktiveve likuide u ngjit në 28.7% në fund të qershorit 2023
Ecuria e aktiveve likuide në valutë është një tjetër element që dëshmon flukset shumë të larta të eurove në sistemin bankar gjatë këtij viti. Aktive likuide......

Çmimet e orizit po rriten ndjeshëm duke nxitur frikën e rritjes së inflacionit të ushqimeve në Azi!
Një stuhi e përsosur mund të shpërthejë në Azi. Çmimet e orizit u rritën në nivelin më të lartë në pothuajse 12 vjet, pasi ndalimi i eksportit të orizit të......

12 gjëra që nuk duhet t'i bëni kurrë në një telefon kompanie ose kompjuter
Me pandeminë, puna në distancë është bërë e zakonshme dhe kompanitë duan që ju të jeni të arritshëm në çdo kohë, kështu që laptopët dhe celularët e kompanisë......

Vala e të nxehtit në Itali: Turistëve u kërkohet të qëndrojnë brenda ndërsa temperaturat rriten!
Alarmet e kuqe të nxehtësisë janë në fuqi për 16 qytete në të gjithë Italinë me temperatura të vendosura për të arritur në 40 °C në disa vende. Një alarm i kuq......

Cili është vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga në Europë?
Shifrat e reja kanë zbuluar se Skocia ka ende numrin më të lartë të vdekjeve për milion banorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë. Shifrat e fundit tregojnë......

SHBA vendos taksa për çelikun - Kanadaja, Kina dhe Gjermania do të paguajnë më shumë
Departamenti i Tregtisë i SHBA tha se do të vendosë taksa shtesë për çelikun nga Kanadaja, Gjermania dhe Kina, në një lëvizje për të mbrojtur prodhuesit vendas......

Paralajmërimi i Musk: X mund të dështojë! - Platforma sociale përballet me largimin masiv të reklamave
Nuk ka kaluar as dhe një muaj që kur X mori vendin e Twitter. Por kaq ka mjaftuar që eksperimenti social i Elon Musk të arrijë në fund të procesit. Vetë......

CEO në Britani, rritje page prej 16% - Niveli mesatar 118 herë më i lartë se i një punëtori
Drejtorët Ekzekutivë të kompanive më të mëdha britanike regjistruan rritjen e pagave të tyre me 16% në vitin 2022, duke i çuar të ardhurat e tyre mesatare në......