Rriten flukset e valutës në banka - Treguesi i aktiveve likuide u ngjit në 28.7% në fund të qershorit 2023

Ecuria e aktiveve likuide në valutë është një tjetër element që dëshmon flukset shumë të larta të eurove në sistemin bankar gjatë këtij viti. Aktive likuide quhen ato aktive që janë ose shndërrohen në para’, në një afat shumë të shkurtër pa ndryshuar, ose duke e ndryshuar në madhësi të papërfillshme koston e tyre fillestare, ku përfshihen kartmonedhat, çeqet, apo depozitat pa afat.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, duke iu referuar treguesit të aktive likuide në valutë ndaj detyrimeve afatshkurtra në valutë në në nivel sektori, konstatohet se ai është rritur gjatë periudhës me 1.5 pikë përqindje, duke u ngjitur në nivelin 28.7% në fund të qershorit 2023. Krahasuar me një vit më parë, treguesi është rritur me 2.7 pikë përqindje.
Sipas elementeve përbërëse të raportit, vërehet se gjatë gjashtëmujorit, aktivet likuide në valutë janë rritur me 4.9%, ndërsa detyrimet afatshkurtra në valutë kanë rënë lehtë me 0.4%. Sipas bankave, aktivet likuide kanë ndryshuar në intervalin [-12%] deri në 32.4%. Në krahasim me një vit më parë, aktivet likuide janë rritur me ritme më të larta se detyrimet afatshkurtra, përkatësisht 15.3% kundrejt 4.4%.
Shpërndarja e vlerave të treguesit për valutën sipas bankave të sektorit vijon të reflektojë një shpërndarje relativisht të gjerë. Për 3 prej bankave, vlerat e treguesit kanë pësuar rënie dhe 3 banka kanë vlerën e raportit më të lartë se vlera mesatare e sektorit.
Rritje të ngjashmë kanë shënuar edhe depozitat në valutë, veçanërisht ato në euro. Banka e Shqipërisë raporton edhe për gjashtëmujorin e këtij viti rritje dyshifrore të depozitave në valutë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Çmimet e orizit po rriten ndjeshëm duke nxitur frikën e rritjes së inflacionit të ushqimeve në Azi!
Një stuhi e përsosur mund të shpërthejë në Azi. Çmimet e orizit u rritën në nivelin më të lartë në pothuajse 12 vjet, pasi ndalimi i eksportit të orizit të......

12 gjëra që nuk duhet t'i bëni kurrë në një telefon kompanie ose kompjuter
Me pandeminë, puna në distancë është bërë e zakonshme dhe kompanitë duan që ju të jeni të arritshëm në çdo kohë, kështu që laptopët dhe celularët e kompanisë......

Vala e të nxehtit në Itali: Turistëve u kërkohet të qëndrojnë brenda ndërsa temperaturat rriten!
Alarmet e kuqe të nxehtësisë janë në fuqi për 16 qytete në të gjithë Italinë me temperatura të vendosura për të arritur në 40 °C në disa vende. Një alarm i kuq......

Cili është vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga në Europë?
Shifrat e reja kanë zbuluar se Skocia ka ende numrin më të lartë të vdekjeve për milion banorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë. Shifrat e fundit tregojnë......

SHBA vendos taksa për çelikun - Kanadaja, Kina dhe Gjermania do të paguajnë më shumë
Departamenti i Tregtisë i SHBA tha se do të vendosë taksa shtesë për çelikun nga Kanadaja, Gjermania dhe Kina, në një lëvizje për të mbrojtur prodhuesit vendas......

Paralajmërimi i Musk: X mund të dështojë! - Platforma sociale përballet me largimin masiv të reklamave
Nuk ka kaluar as dhe një muaj që kur X mori vendin e Twitter. Por kaq ka mjaftuar që eksperimenti social i Elon Musk të arrijë në fund të procesit. Vetë......

CEO në Britani, rritje page prej 16% - Niveli mesatar 118 herë më i lartë se i një punëtori
Drejtorët Ekzekutivë të kompanive më të mëdha britanike regjistruan rritjen e pagave të tyre me 16% në vitin 2022, duke i çuar të ardhurat e tyre mesatare në......

Rezervat e gazit në BE - Arrihet objektivi disa muaj para afatit të ri
Magazinat e gazit në të gjithë Europën tashmë janë të mbushura me rreth 90% të kapacitetit, duke arritur një objektiv të detyrueshëm për të siguruar që......