Si i zhvlerësoi euro importet? - 7-mujori/ Vendoset rekordi i 5 viteve në sasi. Bie vlera e tyre

Zhvlerësimi i euros kundrejt monedhës kombëtare përgjatë këtyre muajve i ka bërë importet më të lira, kjo shoqëruar edhe me një rënie të përgjithshme të inflacionit, gjë që ka ndikuar negativisht në të ardhurat e vjelura nga doganat.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të analizuara nga SCAN TV japin një pasqyrë të saktë të situatës. Kështu, referuar treguesve, 7-mujori 2023 regjistron sasinë më të lartë të produkteve të importuara nga jashtë krahasuar me të njëjtën periudhë të 5 viteve të fundit, ku volumi arriti në 3.4 milionë ton, me një rritje të konsiderueshme edhe me një vit më parë, ku u importuan 3 milionë ton.
Por sasia ne rritje e mallrave të importuara, jo vetëm që nuk ka prodhuar vlerë më të lartë, siç duhet të ishte normalisht, por ka ndodhur tërësisht e kundërta. Sipas të dhënave të doganave, rezulton se përgjatë periudhës Janar-Korrik 2023, vlera e importeve regjistrohet ne 510 miliardë lekë, me një rënie të konsiderueshme në raport me 7 mujorin 2022, me afro 18 miliardë lekë.
Duket se situata e kursit të këmbimit është shfrytëzuar nga bizneset importuese për të blerë më shumë sasi dhe rrjedhimisht për të përfituar më shumë duke qenë se në tregtinë e brendshme nuk është vënë re ndonjë rënie domethënëse e çmimeve. Nga ana tjetër rënia e importeve në vlerë është përkthyer në më pak të ardhura të mbledhura nga doganat përgjatë kësaj periudhe.
Nëse do të analizonim ecurinë e kursit, mesatarja në 7 muaj e këmbimit euro/lekë rezulton në 112, ndërsa gjatë vitit të kaluar ishte 120.8. Muaji Korrik 2023 ka regjistruar vlerën më të ulët të gjithë vitit ku 1 euro është këmbyer me 104.69 lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çfarë po i rrit me shpejtësi interesat e kredive në euro? - Euroribori 12-mujor në 4% në muajin qershor, nga 0.29% që ishte në të njëjtin muaj të 2022
Normat e interesave të kredive në euro kanë shënuar rritje shumë të shpejtë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në të kundërt të vitit të shkuar.......

Rriten flukset e valutës në banka - Treguesi i aktiveve likuide u ngjit në 28.7% në fund të qershorit 2023
Ecuria e aktiveve likuide në valutë është një tjetër element që dëshmon flukset shumë të larta të eurove në sistemin bankar gjatë këtij viti. Aktive likuide......

Çmimet e orizit po rriten ndjeshëm duke nxitur frikën e rritjes së inflacionit të ushqimeve në Azi!
Një stuhi e përsosur mund të shpërthejë në Azi. Çmimet e orizit u rritën në nivelin më të lartë në pothuajse 12 vjet, pasi ndalimi i eksportit të orizit të......

12 gjëra që nuk duhet t'i bëni kurrë në një telefon kompanie ose kompjuter
Me pandeminë, puna në distancë është bërë e zakonshme dhe kompanitë duan që ju të jeni të arritshëm në çdo kohë, kështu që laptopët dhe celularët e kompanisë......

Vala e të nxehtit në Itali: Turistëve u kërkohet të qëndrojnë brenda ndërsa temperaturat rriten!
Alarmet e kuqe të nxehtësisë janë në fuqi për 16 qytete në të gjithë Italinë me temperatura të vendosura për të arritur në 40 °C në disa vende. Një alarm i kuq......

Cili është vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga në Europë?
Shifrat e reja kanë zbuluar se Skocia ka ende numrin më të lartë të vdekjeve për milion banorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë. Shifrat e fundit tregojnë......

SHBA vendos taksa për çelikun - Kanadaja, Kina dhe Gjermania do të paguajnë më shumë
Departamenti i Tregtisë i SHBA tha se do të vendosë taksa shtesë për çelikun nga Kanadaja, Gjermania dhe Kina, në një lëvizje për të mbrojtur prodhuesit vendas......

Paralajmërimi i Musk: X mund të dështojë! - Platforma sociale përballet me largimin masiv të reklamave
Nuk ka kaluar as dhe një muaj që kur X mori vendin e Twitter. Por kaq ka mjaftuar që eksperimenti social i Elon Musk të arrijë në fund të procesit. Vetë......