Biznesi në vështirësi, rikthehet kredia për likuiditete - Kërkesa më e lartë nga sektorët e tregtisë dhe akomodimit, shërbimeve dhe ndërtimit

Gjysma e parë vitit ka regjistruar rritje të kredisë për likuiditete nga bizneset. Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë, bizneset shqiptare kanë rritur kërkesën për kredinë afatshkurtër, duke pakësuar atë për investime.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kredia për biznese është rritur mesatarisht me 5% në tremujorin e dytë, duke shfaqur ngadalësim të mëtejshëm me 0.4 pikë përqindje më pak se një tremujor më parë. Zhvillimet brenda segmenteve kryesore tregojnë që norma më të larta të rritjes së kredisë për likuiditete, të cilat kanë kompensuar disi ngadalësimin e mëtejshëm të kredisë për investime.
Kështu, kredia për likuiditete u rrit mesatarisht me 6.8% krahasuar me 6.1% në tremujorin e parë. Ndërkohë, kredia për investime u rrit me 3.8% ose 1 pikë përqindje më pak se në tremujorin e parë. Zgjerimi i kredisë është vërejtur më së shumti tek bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e tregtisë dhe akomodimit, në sektorin e shërbimeve dhe në atë të ndërtimit. Totali i huave për korporatat financiare ra në 404.3 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit, nga 407 miliardë në janar të këtij viti.
Më pak e shtrënguar është situata e individëve kur vjen fjala për kreditimin, megjithëse edhe kredia për ta ka vijuar të ngadalësohet për këtë gjashtëmujor. Ky ngadalësim ka reflektuar ritmet më të ulëta të rritjes së kredisë për banesa me 2 pikë përqindje, në 15.2%.
Ndërsa ajo për konsum shfaqi një përmirësim të lehtë – veçanërisht në muajt maj - qershor, duke shënuar një rritje prej 9%. Sipas monedhave brenda këtij portofoli vihet re përmirësimi i kredisë në lekë, ndërsa ajo në valutë u ngadalësua.
Kjo ecuri në kahe të kundërta reflekton rikthimin e vëmendjes drejt kreditimit në monedhën vendase e ndikuar nga lëvizjet e kundërta të normave të interesit në produktet e financimit për këtë segment.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kredia në euro, për çfarë e marrin qytetarët - Dominon huaja për shtëpi, pasuar nga makinat, paisjet, mobiljet dhe overdrafti
Kredia në euro zë një peshë të konisderueshme në huadhënien e bankave tregtare në vend, megjithë një lloj tkurrje gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.......

10 nga qytetet e vogla më të bukura të Europës!
Zemra e Europës gjendet shpesh në qytetet e saj të vogla, jo vetëm në kryeqytetet e saj plot gjallëri. Nga ishujt e Mesdheut te komplekset e kështjellave......

CEO i Ferrarit: Gati një e treta e blerësve të rinj janë nën 40 vjeç, edhe pse listat e pritjes vijojnë të rriten!
Pavarësisht një liste pritjeje prej tre vitesh për disa nga makinat e saj, CEO i Ferrarit tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur......

Sllovenia, vendi më i “fiksuar” për kripto - Cilat janë shtetet europiane që e përdorin dhe investojnë më shumë?
Sllovenia është vendi më i “fiksuar” me kriptovalutat në mesin e vendeve në Europë, sipas një sondazhi të fundit nga platforma cryptogambling.tv. Platforma......

Shtrenjtohet kosto për transportin e naftës ruse- Rriten çmimet e sigurimeve për cisternat në Detin e Zi
Kompanitë e sigurimeve kanë njoftuar qiramarrësit e anijeve që operojnë në portet e Detit të Zi të Rusisë për një rritje të pagesave shtesë të njohura si......

Për herë të parë në timon, gjobitet për shpejtësi - I ndodhi ministres kanadeze të Financave. Sanksionohet me 273 dollarë
Ministrja e Financave në Kanada, Chrystia Freeland, një çikliste e zjarrtë që thotë se nuk zotëron një automjet të sajin, u gjobit me 273 dollarë për shpejtësi......

Pse kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë po trondit tregjet dhe bizneset?!
Pasi u zhyt në rrymën politike dhe fitoi ndaj homologëve të saj më të moderuar në Bruksel, kryeministrja italiane e linjës së ashpër Giorgia Meloni tani po i......

Cilat janë 17 nga 20 destinacionet më të qëndrueshme në Europë?!
Studimi i fundit vjetor i Euromonitor International - Indeksi i Udhëtimit të Qëndrueshëm 2023 ka zbuluar se destinacionet europiane janë disa nga më të......