Shqiptarët “dynden” drejt makinave elektrike - Çdo muaj importohen 6 miliardë lekë automjete

Qytetarët shqiptarë duket se po ndjekin një trend të ri sa i takon blerjes së automjeteve, duke u orientuar më së shumti drejt atyre elektrike, të cilat edhe pse mund të kenë kosto të lartë fillestare, u kursejnë atyre vlera të konsiderueshme monetare në vijim. Shkak për këtë është bërë rritja rekord e çmimit të karburanteve gjatë 2022 dhe më pas luhatjet e vazhdueshme në 2023, gjë që i ka bërë bizneset dhe qytetarët që të mendojnë në afatgjatë.
Kështu, referuar të dhënave të detajuara nga tregtia e jashtme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për periudhën Janar-Korrik, vihet re një rritje e konsiderueshme e importit të makinave elektrike, pajisje të makinave elektrike apo edhe pjesë të ndryshme të këmbimit për to.
Në 7 muaj është importuar thuajse dyfishi i sasisë së produkteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një vlerë prej 42.5 miliardë lekë, vlerë kjo e cila ka ardhur në rritje progresive dhe shënon rekordin e 5 viteve të fundit nëse do të marrim në analizë periudhën janar-korrik nga viti 2019 deri në vitin 2023. E thënë ndryshe, për çdo muaj, vlera e automjeteve elektrike të importuara shkon mesatarisht 6 miliardë lekë.
Ajo që vihet re është se importi më i ulët në vlerë dhe sasi shënohet në vitin pandemik 2020 dhe më pas, ndryshimi i çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare dhe në vend, i cili rëndoi ndjeshëm xhepat e qytetarëve shqiptarë, bëri që të ketë një rritje të kërkesës për makinat elektrike.
Përpos qytetarëve, ndër kategoritë e bizneseve që kanë blerë makina elektrike është shërbimi publik i taksive, ku dy vitet e fundit është vënë re rinovim i flotës së kompanive në automjete elektrike, të cilat u japin atyre përfitueshmëri më të lartë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor në 7 muajt e parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 874 automjete elektrike dhe muaji Korrik regjistron numrin më të lartë.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Biznesi në vështirësi, rikthehet kredia për likuiditete - Kërkesa më e lartë nga sektorët e tregtisë dhe akomodimit, shërbimeve dhe ndërtimit
Gjysma e parë vitit ka regjistruar rritje të kredisë për likuiditete nga bizneset. Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë, bizneset shqiptare kanë rritur......

Kredia në euro, për çfarë e marrin qytetarët - Dominon huaja për shtëpi, pasuar nga makinat, paisjet, mobiljet dhe overdrafti
Kredia në euro zë një peshë të konisderueshme në huadhënien e bankave tregtare në vend, megjithë një lloj tkurrje gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.......

10 nga qytetet e vogla më të bukura të Europës!
Zemra e Europës gjendet shpesh në qytetet e saj të vogla, jo vetëm në kryeqytetet e saj plot gjallëri. Nga ishujt e Mesdheut te komplekset e kështjellave......

CEO i Ferrarit: Gati një e treta e blerësve të rinj janë nën 40 vjeç, edhe pse listat e pritjes vijojnë të rriten!
Pavarësisht një liste pritjeje prej tre vitesh për disa nga makinat e saj, CEO i Ferrarit tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur......

Sllovenia, vendi më i “fiksuar” për kripto - Cilat janë shtetet europiane që e përdorin dhe investojnë më shumë?
Sllovenia është vendi më i “fiksuar” me kriptovalutat në mesin e vendeve në Europë, sipas një sondazhi të fundit nga platforma cryptogambling.tv. Platforma......

Shtrenjtohet kosto për transportin e naftës ruse- Rriten çmimet e sigurimeve për cisternat në Detin e Zi
Kompanitë e sigurimeve kanë njoftuar qiramarrësit e anijeve që operojnë në portet e Detit të Zi të Rusisë për një rritje të pagesave shtesë të njohura si......

Për herë të parë në timon, gjobitet për shpejtësi - I ndodhi ministres kanadeze të Financave. Sanksionohet me 273 dollarë
Ministrja e Financave në Kanada, Chrystia Freeland, një çikliste e zjarrtë që thotë se nuk zotëron një automjet të sajin, u gjobit me 273 dollarë për shpejtësi......

Pse kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë po trondit tregjet dhe bizneset?!
Pasi u zhyt në rrymën politike dhe fitoi ndaj homologëve të saj më të moderuar në Bruksel, kryeministrja italiane e linjës së ashpër Giorgia Meloni tani po i......