Sa po përdoren aplikacionet? ChatGPT dhe Temu kryesojnë, por TikTok nuk mbetet pas
Tregu i aplikacioneve po tregon gjithnjë e më shumë ndryshime në mënyrën se si përdoruesit zgjedhin të shpenzojnë kohën, të blejnë online, të komunikojnë apo të përdorin shërbimet digjitale. Në Shqipëri, listat e aplikacioneve falas më të renditura në iPhone dhe Android nxjerrin në pah disa ngjashmëri, por edhe preferenca të ndryshme mes dy ekosistemeve.
Në të dyja platformat, ChatGPT dhe Temu janë ndër aplikacionet që pozicionohen në krye. Në listën e Android, ChatGPT renditet në vendin e parë, ndërsa Temu në vendin e dytë. Në iPhone, ChatGPT shfaqet në vendin e dytë, ndërsa Temu në të tretin.
Në listën e iPhone, pas ChatGPT dhe Temu, shfaqet WhatsApp, i ndjekur nga TikTok. Më pas renditen aplikacione për fotografi dhe rikuperim të materialeve, si HD Camera Filter, 4K Camera dhe Photo Easy Recovery.
Në listë shfaqen gjithashtu Wolt dhe Instagram, duke treguar një kombinim mes komunikimit, rrjeteve sociale, argëtimit dhe shërbimeve të përditshme.
Pra, në këtë renditje të iPhone, aplikacionet që lidhen me komunikimin, videot, fotografinë dhe rrjetet sociale zënë një pjesë të rëndësishme.
Në Android, situata është disi më e larmishme. Pas ChatGPT dhe Temu, në listë shfaqet WinkRoom, ndërsa më pas aplikacione për blerjen e veshjeve.
Një tjetër veçori është prania e aplikacioneve financiare. Në vendin e pestë renditen aplikacione bankare, ndërsa më poshtë shfaqen Google Gemini dhe Google Maps.
Në fund të listës së paraqitur janë SMIP dhe StoryReel, Drama Shorts & TV, duke shtuar edhe shërbimet publike/digjitale dhe përmbajtjen e shkurtër video.
Nëse ChatGPT dhe Temu janë pika e përbashkët e dy listave, pjesa tjetër tregon dy profile të ndryshme përdorimi, në iPhone spikasin komunikimi, rrjetet sociale dhe përmbajtja vizuale, ndërsa në Android krahas argëtimit dhe blerjeve shfaqen më shumë aplikacione të lidhura me bankingun, hartat dhe shërbimet digjitale.
Borxhi po rëndon familjet - BSH: 16% e tyre kanë kredi. Këstet zënë një pjesë më të madhe të të ardhurave
Më pak familje shqiptare kanë hua për të shlyer, por për ato që kanë marrë kredi, pesha e kësteve mbi të ardhurat është rritur. Të dhënat e Bankës së......
Manifaktura drejt integrimit - Shoqata e industrisë prodhuese, letër ambasadores së BE në Shqipëri
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i është drejtuar Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri me kërkesën për një dialog më të strukturuar dhe të vazhdueshëm......
Treni vjen në 2027-ën? - Muçaj: Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion. Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri në 2030
Hekurudha Tiranë–Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga......
Doganat mbledhin 165 mld lekë - Të ardhurat rriten me 6.8 miliardë lekë në 8 muaj
Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 164.9 miliardë lekë gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026, duke u rritur me......
Ekonomia përshpejton rritjen - BERZH: Pasiguritë në Kosovë mbeten të larta
Në raportin e fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thekson se rritja reale e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua nga 3,6% në vitin 2025......
Shqipëria do të rritet me 3.5% - BERZH: Ekonomia mbështetet nga turizmi, investimet dhe konsumi
Ekonomia shqiptare vijon të rritet, por ritmi i zgjerimit pritet të ngadalësohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm. Sipas BERZH, rritja reale ekonomike ishte......
Kredia studentore, sa kushton? - Mes kostos së jetesës dhe detyrimit pas studimeve
Studentët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të sigurojnë paratë për shkollimin e fëmijëve të tyre, mund të kërkojnë kredi studentore për të mbuluar......
Ku paguhen gratë më shumë? Berati përmbys hendekun e pagave. Në Gjirokastër, favorizohen burrat
Në debatin për pagat gjinore, zakonisht flitet për një panoramë të njohur, burrat fitojnë më shumë se gratë. Por të dhënat më të fundit rajonale tregojnë se......

