Shqipëria do të rritet me 3.5% - BERZH: Ekonomia mbështetet nga turizmi, investimet dhe konsumi

Ekonomia shqiptare vijon të rritet, por ritmi i zgjerimit pritet të ngadalësohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm.
Sipas BERZH, rritja reale ekonomike ishte 3.8% në vitin 2025, ndërsa në tremujorin e parë të 2026-ës arriti në 3.7%. Zgjerimi është mbështetur kryesisht nga administrata publike, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në të kundërt, industria dhe bujqësia vijuan tkurrjen, të ndikuara nga forcimi i lekut, kërkesa e dobët e jashtme dhe rritja e pagave, faktorë që kanë ushtruar presion mbi konkurrueshmërinë.
Në muajt e parë të këtij viti, deficiti i llogarisë korrente ka vijuar të ngushtohet. Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë të ardhurat rekord nga turizmi dhe remitancat e emigrantëve. Megjithatë, deficiti tregtar vijoi të zgjerohej, i ndikuar nga rritja e deficitit në tregtinë e mallrave.
Investimet e huaja direkte kanë shënuar gjithashtu rritje. Flukset hyrëse u zgjeruan me 11% në tremujorin e parë, me investimet të përqendruara kryesisht në pasuritë e paluajtshme dhe ndërmjetësimin financiar.
Ndërkohë, inflacioni mbetet një nga sfidat kryesore. Në korrik ai arriti në 3.4%, mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, i ndikuar nga rritja e çmimeve të transportit, ushqimeve dhe banesave. Për të zbutur ndikimin e rritjes globale të çmimeve të karburanteve, qeveria ka përdorur masa si ulja e akcizave, vendosja e kufijve të çmimeve dhe subvencionimi i transportit publik.
Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% që prej mesit të vitit të kaluar. Ndërkohë, kredia bankare ka vijuar të rritet gjatë gjysmës së parë të 2026-ës. Megjithatë, fitimet e bankave janë dobësuar, kryesisht për shkak të kostove më të larta të financimit dhe rritjes së provigjioneve, edhe pse cilësia e aktiveve është përmirësuar.
Në financat publike, gjendja është përmirësuar. Pas një deficiti buxhetor prej 1.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2025, buxheti shënoi suficit në gjysmën e parë të këtij viti, i ndihmuar nga rritja e të ardhurave nga TVSH-ja. Borxhi publik zbriti në 49% të PBB-së në mesin e vitit.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, parashikimet flasin për një ngadalësim të rritjes ekonomike në 3.5% për vitin 2026 dhe po në 3.5% në vitin 2027. Parashikimi për këtë vit është rishikuar lehtë për lart, i mbështetur nga reformat dhe investimet që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në anën tjetër, konkurrueshmëria, ndryshimet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë, të lidhura edhe me konfliktin në Lindjen e Mesme, mbeten ndër rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare.
Kredia studentore, sa kushton? - Mes kostos së jetesës dhe detyrimit pas studimeve
Studentët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të sigurojnë paratë për shkollimin e fëmijëve të tyre, mund të kërkojnë kredi studentore për të mbuluar......
Ku paguhen gratë më shumë? Berati përmbys hendekun e pagave. Në Gjirokastër, favorizohen burrat
Në debatin për pagat gjinore, zakonisht flitet për një panoramë të njohur, burrat fitojnë më shumë se gratë. Por të dhënat më të fundit rajonale tregojnë se......
Forcohen Dollari dhe Euro – Sa këmbehen sot Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte pozitivisht duke rikuperuar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80 lekë dhe është shitur me 81 lekë......
Marrëveshja për qymyrin - Kurti dhe Mickoski dakordësohen për projektet energjetike dhe infrastrukturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Nju-Jork me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku në fokus ishte zbatimi i marrëveshjes......
Trump pret Xi në SHBA - Dy superfuqitë zgjasin armëpushimin tregtar deri në janar
Presidenti amerikan Donald Trump priti në një ceremoni madhështore homologun e tij kinez, Xi Jinping, në bazën ajrore Andrews pranë Uashingtonit, në nisje të......
Meta “sulmon” tregun - Syze të reja, pajisje VR dhe asistent IA synojnë të zëvendësojnë telefonin
Meta prezantoi një seri pajisjesh të reja të lidhura me inteligjencën artificiale, duke zgjeruar strategjinë e kompanisë përtej rrjeteve sociale dhe drejt një......
Jo më karburante fosile! - Gjermania planifikon eliminimin gradual të tyre deri në 2045
Gjermania ka prezantuar një udhërrëfyes për eliminimin gradual të karburanteve fosile deri në vitin 2045. Ministri i Mjedisit tha se plani synon të garantojë......
Bizneset rrisin shitjet online/ Kompanitë e mëdha po përshpejtojnë ritmin
Shitjet përmes internetit po zënë një hapësirë gjithnjë e më të madhe në aktivitetin e bizneseve, duke treguar se kanalet digjitale po bëhen pjesë më e......

