Borxhi po rëndon familjet - BSH: 16% e tyre kanë kredi. Këstet zënë një pjesë më të madhe të të ardhurave

Më pak familje shqiptare kanë hua për të shlyer, por për ato që kanë marrë kredi, pesha e kësteve mbi të ardhurat është rritur.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë nga vrojtimi “Mbi gjendjen financiare dhe ngarkesën me borxh të familjeve”, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, tregojnë se rreth 16% e familjeve të anketuara kanë të paktën një hua për të paguar. Kjo peshë është ulur lehtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qëndruar edhe nën mesataren historike prej 26%.
Megjithatë, për familjet që kanë kredi, situata është disi më e ndryshme.
Rreth 76% e familjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë zë më pak se 30% të të ardhurave të tyre mujore. Por kjo peshë ka rënë krahasuar me periudhën e mëparshme, ndërsa është rritur numri i familjeve për të cilat kësti i kredisë përbën më shumë se 30% të të ardhurave.
Kjo tregon se, ndonëse numri i familjeve që kanë hua është ulur, për një pjesë të tyre shlyerja e kredive po zë një pjesë më të madhe të të ardhurave.
Edhe vetë familjet raportojnë një dobësim të lehtë të aftësisë së tyre për të përballuar pagesat. Rreth 51% e familjeve huamarrëse thonë se aftësia paguese nuk ka ndryshuar gjatë gjysmës së parë të vitit. Ndërkohë, 70% e tyre nuk presin ndryshime në këtë drejtim gjatë gjysmës së dytë të vitit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesit e aftësisë paguese dëshmojnë për një dobësim gjatë gjashtëmujorit të parë. Megjithatë, pritjet për pjesën e dytë të vitit janë më të qëndrueshme dhe më optimiste.
Pra, edhe pse një pjesë e familjeve po përballen me një ngarkesë disi më të lartë nga huatë, shumica nuk presin përkeqësim të mëtejshëm të aftësisë së tyre paguese.
Sa i takon kërkesës për kredi, familjet presin që ajo të mbetet e qëndrueshme gjatë pjesës së dytë të vitit 2026.
Manifaktura drejt integrimit - Shoqata e industrisë prodhuese, letër ambasadores së BE në Shqipëri
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i është drejtuar Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri me kërkesën për një dialog më të strukturuar dhe të vazhdueshëm......
Treni vjen në 2027-ën? - Muçaj: Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion. Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri në 2030
Hekurudha Tiranë–Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga......
Doganat mbledhin 165 mld lekë - Të ardhurat rriten me 6.8 miliardë lekë në 8 muaj
Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 164.9 miliardë lekë gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026, duke u rritur me......
Ekonomia përshpejton rritjen - BERZH: Pasiguritë në Kosovë mbeten të larta
Në raportin e fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thekson se rritja reale e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua nga 3,6% në vitin 2025......
Shqipëria do të rritet me 3.5% - BERZH: Ekonomia mbështetet nga turizmi, investimet dhe konsumi
Ekonomia shqiptare vijon të rritet, por ritmi i zgjerimit pritet të ngadalësohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm. Sipas BERZH, rritja reale ekonomike ishte......
Kredia studentore, sa kushton? - Mes kostos së jetesës dhe detyrimit pas studimeve
Studentët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të sigurojnë paratë për shkollimin e fëmijëve të tyre, mund të kërkojnë kredi studentore për të mbuluar......
Ku paguhen gratë më shumë? Berati përmbys hendekun e pagave. Në Gjirokastër, favorizohen burrat
Në debatin për pagat gjinore, zakonisht flitet për një panoramë të njohur, burrat fitojnë më shumë se gratë. Por të dhënat më të fundit rajonale tregojnë se......
Forcohen Dollari dhe Euro – Sa këmbehen sot Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte pozitivisht duke rikuperuar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80 lekë dhe është shitur me 81 lekë......

