Ekonomia përshpejton rritjen - BERZH: Pasiguritë në Kosovë mbeten të larta

Në raportin e fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thekson se rritja reale e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua nga 3,6% në vitin 2025 në 5,6% në vitin 2026. Zgjerimi u mbështet kryesisht nga administrata publike dhe shërbimet e tjera, si dhe nga eksportet neto dhe konsumi qeveritar, ndërsa investimet shënuan një ecuri më të dobët.
Në sektorin e jashtëm, deficiti i llogarisë korrente u ngushtua në 579,2 milionë euro gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Përmirësimi lidhet me rritjen e suficitit në shërbime dhe remitanca. Ndërkohë, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte vijuan të rriten, duke ofruar një tjetër burim financimi për ekonominë.
Inflacioni mbetet një nga çështjet kryesore. Norma e inflacionit arriti rreth 7,5% në prill, përpara se të zbriste në 6,5% në korrik. Sipas të dhënave, presionet mbi çmimet në sektorët e transportit, banesave dhe shërbimeve janë zbutur gradualisht.
Në anën fiskale, deficiti buxhetor u zgjerua në 0,8% të PBB-së gjatë vitit 2025, i ndikuar nga rritja e pagave dhe shpenzimeve sociale. Në pjesën e parë të vitit 2026, bilanci fiskal kaloi në një suficit të vogël, kryesisht për shkak të mosrealizimit të plotë të planit të shpenzimeve.
Ndërkohë, qeveria ka miratuar në prill 2026 ligjin e ri për kufizimin e çmimeve dhe sigurimin e detyrueshëm, ndërsa kredia për sektorin privat vijoi të zgjerohej.
Sipas BERZH, pavarësisht ecurisë pozitive të aktivitetit ekonomik, perspektiva mbetet e shoqëruar me pasiguri. “Rritja ekonomike e Kosovës parashikohet të jetë 3,5% në vitin 2026 dhe të përshpejtohet në 3,9 % në vitin 2027. Konflikti në Lindjen e Mesme, pasiguria politike, rritja më e dobët ekonomike në eurozonë dhe një rënie e mundshme e remitancave konsiderohen ndër faktorët që mund të ndikojnë në ecurinë e ardhshme të ekonomisë”, përfundon raporti i BERZH për Kosovën.
Shqipëria do të rritet me 3.5% - BERZH: Ekonomia mbështetet nga turizmi, investimet dhe konsumi
Ekonomia shqiptare vijon të rritet, por ritmi i zgjerimit pritet të ngadalësohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm. Sipas BERZH, rritja reale ekonomike ishte......
Kredia studentore, sa kushton? - Mes kostos së jetesës dhe detyrimit pas studimeve
Studentët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të sigurojnë paratë për shkollimin e fëmijëve të tyre, mund të kërkojnë kredi studentore për të mbuluar......
Ku paguhen gratë më shumë? Berati përmbys hendekun e pagave. Në Gjirokastër, favorizohen burrat
Në debatin për pagat gjinore, zakonisht flitet për një panoramë të njohur, burrat fitojnë më shumë se gratë. Por të dhënat më të fundit rajonale tregojnë se......
Forcohen Dollari dhe Euro – Sa këmbehen sot Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte pozitivisht duke rikuperuar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80 lekë dhe është shitur me 81 lekë......
Marrëveshja për qymyrin - Kurti dhe Mickoski dakordësohen për projektet energjetike dhe infrastrukturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Nju-Jork me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku në fokus ishte zbatimi i marrëveshjes......
Trump pret Xi në SHBA - Dy superfuqitë zgjasin armëpushimin tregtar deri në janar
Presidenti amerikan Donald Trump priti në një ceremoni madhështore homologun e tij kinez, Xi Jinping, në bazën ajrore Andrews pranë Uashingtonit, në nisje të......
Meta “sulmon” tregun - Syze të reja, pajisje VR dhe asistent IA synojnë të zëvendësojnë telefonin
Meta prezantoi një seri pajisjesh të reja të lidhura me inteligjencën artificiale, duke zgjeruar strategjinë e kompanisë përtej rrjeteve sociale dhe drejt një......
Jo më karburante fosile! - Gjermania planifikon eliminimin gradual të tyre deri në 2045
Gjermania ka prezantuar një udhërrëfyes për eliminimin gradual të karburanteve fosile deri në vitin 2045. Ministri i Mjedisit tha se plani synon të garantojë......

