Manifaktura drejt integrimit - Shoqata e industrisë prodhuese, letër ambasadores së BE në Shqipëri

Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i është drejtuar Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri me kërkesën për një dialog më të strukturuar dhe të vazhdueshëm me industrinë prodhuese shqiptare në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Shoqata thekson se Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të negociatave me Bashkimin Evropian dhe se përafrimi me acquis-në evropiane do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e ndërmarrjeve, investimet, kostot e prodhimit, standardet teknike, marrëdhëniet e punës, energjinë, mjedisin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.
Sipas “Manifaktura Shqiptare”, industria prodhuese duhet të përfshihet më herët dhe në mënyrë më të strukturuar në këtë proces, jo vetëm përmes informimit, por edhe në vlerësimin e ndikimit të legjislacionit të ri, përcaktimin e afateve të zbatimit dhe identifikimin e nevojave për masa mbështetëse apo periudha tranzitore.
Shoqata sjell në vëmendje edhe peshën e industrisë përpunuese në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024, sektori përfshinte 7,187 ndërmarrje dhe rreth 95,300 të punësuar, duke përfaqësuar 17.4% të punësimit në ndërmarrjet e tregut.
“Manifaktura Shqiptare” përfaqëson biznese në sektorët e tekstileve dhe veshjeve, këpucëve dhe produkteve prej lëkure, komponentëve automotive, ambalazhimit dhe çantave prej letre, si dhe aktivitete të tjera të industrisë prodhuese.
Në letrën drejtuar Delegacionit të BE-së, Shoqata evidenton disa prej sfidave që do të shoqërojnë përafrimin me standardet evropiane, përfshirë nevojën për investime në certifikim dhe gjurmueshmëri, sigurinë dhe cilësinë e produkteve, eficiencën energjetike, dekarbonizimin, ekonominë qarkulluese, menaxhimin e mbetjeve, automatizimin, digjitalizimin dhe zhvillimin e aftësive profesionale.
Për këtë arsye, Shoqata propozon krijimin e një mekanizmi të rregullt konsultimi mes institucioneve shqiptare, Delegacionit të BE-së dhe organizatave përfaqësuese të industrisë.
Ndër kërkesat e tjera janë përfshirja e industrisë në vlerësimet e ndikimit rregullator dhe financiar, realizimi i një vlerësimi të nivelit të gatishmërisë së industrisë shqiptare për standardet e Tregut të Përbashkët Evropian, si dhe përmirësimi i aksesit të ndërmarrjeve në asistencë teknike dhe instrumentet e financimit të BE-së.
Një tjetër propozim është organizimi i një tryeze të përbashkët me institucionet shqiptare, bizneset prodhuese dhe ekspertët evropianë, për të diskutuar rolin e manifakturës në procesin e integrimit dhe në zinxhirët evropianë të furnizimit.
Treni vjen në 2027-ën? - Muçaj: Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion. Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri në 2030
Hekurudha Tiranë–Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga......
Doganat mbledhin 165 mld lekë - Të ardhurat rriten me 6.8 miliardë lekë në 8 muaj
Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 164.9 miliardë lekë gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026, duke u rritur me......
Ekonomia përshpejton rritjen - BERZH: Pasiguritë në Kosovë mbeten të larta
Në raportin e fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thekson se rritja reale e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua nga 3,6% në vitin 2025......
Shqipëria do të rritet me 3.5% - BERZH: Ekonomia mbështetet nga turizmi, investimet dhe konsumi
Ekonomia shqiptare vijon të rritet, por ritmi i zgjerimit pritet të ngadalësohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm. Sipas BERZH, rritja reale ekonomike ishte......
Kredia studentore, sa kushton? - Mes kostos së jetesës dhe detyrimit pas studimeve
Studentët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të sigurojnë paratë për shkollimin e fëmijëve të tyre, mund të kërkojnë kredi studentore për të mbuluar......
Ku paguhen gratë më shumë? Berati përmbys hendekun e pagave. Në Gjirokastër, favorizohen burrat
Në debatin për pagat gjinore, zakonisht flitet për një panoramë të njohur, burrat fitojnë më shumë se gratë. Por të dhënat më të fundit rajonale tregojnë se......
Forcohen Dollari dhe Euro – Sa këmbehen sot Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte pozitivisht duke rikuperuar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80 lekë dhe është shitur me 81 lekë......
Marrëveshja për qymyrin - Kurti dhe Mickoski dakordësohen për projektet energjetike dhe infrastrukturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Nju-Jork me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku në fokus ishte zbatimi i marrëveshjes......

