Shqipëria Postuar më 24 September 2026, 12:21

Doganat mbledhin 165 mld lekë - Të ardhurat rriten me 6.8 miliardë lekë në 8 muaj

Nga Edel Strazimiri

4e6f3e3c-6d10-4380-8e11-f23fc9e060d1.jpg

Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 164.9 miliardë lekë gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026, duke u rritur me rreth 6.8 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Doganat, ky është niveli më i lartë i të ardhurave të regjistruar për një periudhë 8-mujore. Rritja është mbështetur kryesisht nga TVSH-ja në import, akciza dhe taksat doganore.

Të ardhurat nga akciza u rritën me rreth 2 miliardë lekë. Kontributin më të madh e dha importi i cigareve, me rreth 1.4 miliardë lekë më shumë të ardhura dhe rritje të sasisë së importuar me rreth 111 tonë.

Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH-ja në import u rritën me rreth 4.4 miliardë lekë. Karburanti i importuar dha kontributin kryesor, me 2.5 miliardë lekë më shumë, i ndjekur nga veshjet me 673 milionë lekë, cigaret me 462 milionë dhe kompjuterët e printerët me 304 milionë lekë.

Edhe taksat doganore shënuan rritje, me rreth 568 milionë lekë më shumë se në 8-mujorin e vitit 2025. Ndër kategoritë kryesore ishin veshjet, këpucët dhe artikujt e tjerë, metalet bazë dhe produkte të tjera.

Sipas administratës doganore, rezultatet lidhen me përmirësimin e administrimit, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e kontrolleve për mbrojtjen e të ardhurave fiskale dhe konkurrencës së ndershme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat