Ujësjellësit, më shumë energji - Raporti i ERRU: Eficienca energjetike, përmirësim vetëm Korça dhe Lezha

Konsumi i energjisë elektrike nga ujësjellësit ka shënuar rritje për të dytin vit radhazi, duke evidentuar sfidat e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në drejtim të eficiencës energjetike. Sipas Raportit të Performancës për vitin 2025, të publikuar nga Enti Rregullator i Ujit, konsumi mesatar arriti në 0.71 kWh/m3, nga 0.66 kWh në vitin 2024 dhe 0.63 kWh në vitin 2023. Krahasuar me një vit më parë, treguesi është përkeqësuar me 7.6%.
Të dhënat tregojnë diferenca të konsiderueshme mes shoqërive. Konsumin më të lartë specifik të energjisë e regjistron Ujësjellësi i Durrësit, me 1.58 kWh/m3, i ndjekur nga Fieri me 1.55 kWh dhe Saranda me 1.33 kWh. Në anën tjetër, konsumin më të ulët e kanë Dibra, Tirana dhe Kukësi.
Megjithatë, ERRU thekson se këto diferenca nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht nivelin real të eficiencës, pasi konsumi ndikohet drejtpërdrejt nga karakteristikat teknike të sistemeve të furnizimit. Në shoqëritë e analizuara, pesha e ujit të prodhuar përmes ngritjes mekanike varion nga 1% deri në 100%. Për rrjedhojë, ujësjellësit që mbështeten kryesisht te stacionet e pompimit kanë përgjithësisht nevoja më të larta për energji sesa ata që shfrytëzojnë furnizimin me rrjedhje të lirë.
Ndërkohë, krahasuar me vitin 2024, përmirësimin më të madh e kanë shënuar ujësjellësit e Lezhës dhe Korçës, ku konsumi specifik i energjisë është reduktuar përkatësisht me 0.09 dhe 0.05 kWh/m3. Ndërkohë, rritjen më të madhe e regjistrojnë Saranda, Gjirokastra, Fieri dhe Durrësi.
Sipas ERRU-së, përmirësimi i eficiencës kërkon ndërthurjen e masave operacionale me investimet në rehabilitimin e stacioneve të pompimit, përdorimin e pajisjeve me rendiment më të lartë, automatizimin e proceseve dhe reduktimin e humbjeve të ujit në rrjet. Ulja e konsumit të energjisë mbetet një element i rëndësishëm për reduktimin e kostove të operimit dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të ujësjellësve.
Arsimi, më shumë programe - Njësimi përfshin diploma të tjera ndërkombëtare të shkollave private
Diplomat e programeve të tjera ndërkombëtare, të lëshuara nga gjimnazet private të licensuara në Shqipëri, do të përfshihen në procedurën e......
Nafta ndez alarmin e kuq - Një zhvillim i papritur po trazon tregjet
Nafta po përballet me një tjetër kthesë të fortë, pasi shpresa për një zgjidhje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk është materializuar ende.......
Sa po përdoren aplikacionet? ChatGPT dhe Temu kryesojnë, por TikTok nuk mbetet pas
Tregu i aplikacioneve po tregon gjithnjë e më shumë ndryshime në mënyrën se si përdoruesit zgjedhin të shpenzojnë kohën, të blejnë online, të komunikojnë apo......
Borxhi po rëndon familjet - BSH: 16% e tyre kanë kredi. Këstet zënë një pjesë më të madhe të të ardhurave
Më pak familje shqiptare kanë hua për të shlyer, por për ato që kanë marrë kredi, pesha e kësteve mbi të ardhurat është rritur. Të dhënat e Bankës së......
Manifaktura drejt integrimit - Shoqata e industrisë prodhuese, letër ambasadores së BE në Shqipëri
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i është drejtuar Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri me kërkesën për një dialog më të strukturuar dhe të vazhdueshëm......
Treni vjen në 2027-ën? - Muçaj: Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion. Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri në 2030
Hekurudha Tiranë–Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga......
Doganat mbledhin 165 mld lekë - Të ardhurat rriten me 6.8 miliardë lekë në 8 muaj
Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 164.9 miliardë lekë gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026, duke u rritur me......
Ekonomia përshpejton rritjen - BERZH: Pasiguritë në Kosovë mbeten të larta
Në raportin e fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thekson se rritja reale e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua nga 3,6% në vitin 2025......

