Mishi, rekord importi/ Rritet fatura për kilogram. Rreth 939 milionë lekë në total për një muaj

Shqipëria po paguan gjithnjë e më shumë për mishin e importuar, edhe kur sasia nuk është në nivele rekord. Në gusht 2026, importet e grupit “Mish dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit” arritën në rreth 939 milionë lekë, duke shënuar vlerën e dytë më të lartë mujore që prej vitit 2005.
Rekordi mbetet korriku 2025, kur fatura arriti në rreth 950 milionë lekë. Gushti i këtij viti ishte vetëm rreth 1.2% poshtë atij niveli, megjithëse në sasi nuk u afrua rekordit historik.
Në gusht u importuan rreth 4,280 tonë mish, 21.1% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Por vlera e importeve u rrit shumë më shpejt, me 35.5%, nga 693 milionë në 939 milionë lekë.
Kjo diferencë reflektohet edhe te vlera mesatare e importit. Nga rreth 196 lekë për kilogram në gusht 2025, ajo u ngjit në afro 219 lekë/kg këtë gusht, ose rreth 11.8% më shumë.
Edhe krahasimi me korrikun 2026 është domethënës. Sasia e importuar ra me afro 3%, ndërsa fatura u rrit me mbi 19%. Vlera mesatare për kilogram u rrit kështu nga rreth 178 në 219 lekë vetëm brenda një muaji.
Në tetë muajt e parë të vitit, Shqipëria importoi rreth 32.4 mijë tonë mish, 6.8% më shumë se një vit më parë, ndërsa fatura u rrit me 13.1%, në mbi 6 miliardë lekë.
Shifrat sugjerojnë se rritja e kostos së importeve nuk shpjegohet vetëm nga sasia. Megjithatë, vlera për kilogram nuk është domosdoshmërisht e barabartë me çmimin e të njëjtit produkt, pasi mund të ndikohet edhe nga ndryshimi i llojeve të mishit dhe vendeve të origjinës.
Në fillim të këtij muaji Shqipëria ndaloi importet e mishit nga Brazili, një masë e kërkuar nga BE. Shteti latin mbulonte një të tretën e tregut shqiptare të mishit, ndërsa zëvendësimi i tij me tregje të tjera mund të sjellë kosto më të larta për konsumatorët në vendin tonë.
Ujësjellësit, më shumë energji - Raporti i ERRU: Eficienca energjetike, përmirësim vetëm Korça dhe Lezha
Konsumi i energjisë elektrike nga ujësjellësit ka shënuar rritje për të dytin vit radhazi, duke evidentuar sfidat e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në......
Arsimi, më shumë programe - Njësimi përfshin diploma të tjera ndërkombëtare të shkollave private
Diplomat e programeve të tjera ndërkombëtare, të lëshuara nga gjimnazet private të licensuara në Shqipëri, do të përfshihen në procedurën e......
Nafta ndez alarmin e kuq - Një zhvillim i papritur po trazon tregjet
Nafta po përballet me një tjetër kthesë të fortë, pasi shpresa për një zgjidhje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk është materializuar ende.......
Sa po përdoren aplikacionet? ChatGPT dhe Temu kryesojnë, por TikTok nuk mbetet pas
Tregu i aplikacioneve po tregon gjithnjë e më shumë ndryshime në mënyrën se si përdoruesit zgjedhin të shpenzojnë kohën, të blejnë online, të komunikojnë apo......
Borxhi po rëndon familjet - BSH: 16% e tyre kanë kredi. Këstet zënë një pjesë më të madhe të të ardhurave
Më pak familje shqiptare kanë hua për të shlyer, por për ato që kanë marrë kredi, pesha e kësteve mbi të ardhurat është rritur. Të dhënat e Bankës së......
Manifaktura drejt integrimit - Shoqata e industrisë prodhuese, letër ambasadores së BE në Shqipëri
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i është drejtuar Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri me kërkesën për një dialog më të strukturuar dhe të vazhdueshëm......
Treni vjen në 2027-ën? - Muçaj: Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion. Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri në 2030
Hekurudha Tiranë–Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga......
Doganat mbledhin 165 mld lekë - Të ardhurat rriten me 6.8 miliardë lekë në 8 muaj
Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 164.9 miliardë lekë gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026, duke u rritur me......

