Arsimi, më shumë programe - Njësimi përfshin diploma të tjera ndërkombëtare të shkollave private

Diplomat e programeve të tjera ndërkombëtare, të lëshuara nga gjimnazet private të licensuara në Shqipëri, do të përfshihen në procedurën e njësimit.
Ndryshimi vjen përmes një udhëzimi të ri të Ministrisë së Arsimit, që plotëson rregullat e miratuara në qershor të këtij viti. Udhëzimi fillestar përcaktonte njësimin e diplomës International Baçalaureate, diplomave britanike A-level dhe Cambridge International, si dhe diplomës amerikane High School Diploma. Tani listës i shtohen edhe diplomat e lëshuara në përfundim të programeve të tjera ndërkombëtare.
Ndryshimet prekin edhe dokumentet që duhet të paraqesë nxënësi. Diploma kërkohet në kopje të noterizuar, e përkthyer nga përkthyes i licencuar.
Për vitet e shkollës së mesme mund të paraqitet lista e notave e shkarkuar nga sistemi SMIP, me vulë elektronike, ose një vërtetim zyrtar nga shkolla, i konfirmuar nga zyra vendore arsimore. Kur nxënësi ka dhënë provime përfundimtare, dorëzohen edhe rezultatet e tyre, të noterizuara dhe të përkthyera.
Njësimi kryhet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila verifikon dokumentacionin, programin e ndjekur dhe rezultatet e nxënësit.
Kjo procedurë u përket diplomave të programeve të huaja që lëshohen nga shkolla private brenda Shqipërisë. Diplomat e nxënësve që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit trajtohen sipas një procedure tjetër.
Procedura përcakton njëvlershmërinë në Shqipëri të diplomave të programeve ndërkombëtare, edhe kur ato lëshohen nga shkolla private të licencuara në vend.
Nafta ndez alarmin e kuq - Një zhvillim i papritur po trazon tregjet
Nafta po përballet me një tjetër kthesë të fortë, pasi shpresa për një zgjidhje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk është materializuar ende.......
Sa po përdoren aplikacionet? ChatGPT dhe Temu kryesojnë, por TikTok nuk mbetet pas
Tregu i aplikacioneve po tregon gjithnjë e më shumë ndryshime në mënyrën se si përdoruesit zgjedhin të shpenzojnë kohën, të blejnë online, të komunikojnë apo......
Borxhi po rëndon familjet - BSH: 16% e tyre kanë kredi. Këstet zënë një pjesë më të madhe të të ardhurave
Më pak familje shqiptare kanë hua për të shlyer, por për ato që kanë marrë kredi, pesha e kësteve mbi të ardhurat është rritur. Të dhënat e Bankës së......
Manifaktura drejt integrimit - Shoqata e industrisë prodhuese, letër ambasadores së BE në Shqipëri
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i është drejtuar Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri me kërkesën për një dialog më të strukturuar dhe të vazhdueshëm......
Treni vjen në 2027-ën? - Muçaj: Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion. Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri në 2030
Hekurudha Tiranë–Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga......
Doganat mbledhin 165 mld lekë - Të ardhurat rriten me 6.8 miliardë lekë në 8 muaj
Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 164.9 miliardë lekë gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026, duke u rritur me......
Ekonomia përshpejton rritjen - BERZH: Pasiguritë në Kosovë mbeten të larta
Në raportin e fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thekson se rritja reale e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua nga 3,6% në vitin 2025......
Shqipëria do të rritet me 3.5% - BERZH: Ekonomia mbështetet nga turizmi, investimet dhe konsumi
Ekonomia shqiptare vijon të rritet, por ritmi i zgjerimit pritet të ngadalësohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm. Sipas BERZH, rritja reale ekonomike ishte......

