Sa para’ morën punët publike? - 9-mujori/ Rriten shpenzimet kapitale. Projektet kryesore, në financim

Buxheti i shtetit ka disbursuar 56.6 miliardë lekë për investime publike apo rreth 615 milionë euro gjatë 8 mujorit të parë të vitit.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shifra e regjistruar përgjatë periudhës janar-gusht 2026, është në rritje me 6.1 miliardë lekë apo 12.2 % në raport me një vit më parë.
Megjithatë, në raport me planifikimin e bërë regjistrohet një rënie me rreth 13.7 %. Ndërsa në vetëm në Gusht 2026, janë disbursuar 6.8 miliardë lekë.
Nëse do të analizojmë 8-mujorin ndër vite vihet re një rritje progresive e fondeve të disbursuara për punë publike, nga 28.6 miliardë lekë në vitin 2015, në 56.7miliardë këtë vit.
Edhe gjatë viti 2026 pjesa më e madhe buxhetit për investime publike është përqendruar në infrastrukturën rrugore.
Referuar listës së shpenzimeve, projekti me vlerën më të lartë të financimit është ndërtimi i Korridorit 8 me një total prej 8.4 miliardë lekë, për 13 lotet ku aktualisht është duke u punuar.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që merr financim është bypassi i Tiranës, me gati 2.2 miliardë lekë.
Po ashtu, një zë buxhetor i ri është edhe ndërtimi i rrugës lidhëse Tiranë - Elbasan me koridorin VIII, që synon lehtësimin e trafikut që krijohet në afërsi të rreth rrotullimit të Bradasheshit, teksa financimi edhe për këtë projekt parashikohet të nisë në vitin 2027.
Buxheti 2026 siguri financim edhe për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, ku për vitin 2026 u planifikuan 1.93 miliardë lekë. Gjithashtu, parashikon financime për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, për lotet II dhe III.
Referuar buxhetit fillestar, përgjatë gjithë 2026 janë parashikuar që të shkojnë për shpenzime kapitale në total afro 162. 4 miliardë lekë, fondi më i lartë i vënë në dispozicion të paktën në dekadën e fundit. Nga të cilat 112.8 miliardë lekë janë financim i brendshëm dhe 43.5 miliardë lekë financim i huaj. Investimet publike në vendin tonë kanë qenë në rreth 6.5% të PBB-së gjatë viteve të fundit dhe pritet të mbeten në nivele të larta, ndërsa Shqipëria vijon procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ibrahimaj: Drejt tregut europian - Ministrja kërkon më shumë zbatim, tregti më të lehtë dhe investime në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit, zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi, ku......
Fondet e BE-së në rrezik? - Fitorja e AfD ngre debat për miliarda euro financime europiane
Një pretendim i përhapur në rrjetet sociale se Bashkimi Europian po përgatitet të ngrijë fondet për Saksoni-Anhalt, pas fitores së AfD-së në zgjedhjet e 6......
Tregtia dyfishon financimin/ Bizneset morën më pak kredi në total, por bujqësia rezultoi me rritje
Kredia e re për bizneset ka shënuar rënie gjatë gushtit, por pas totalit negativ fshihen diferenca të forta mes sektorëve të ekonomisë. Sipas të dhënave të......
Tajvani ndryshon pamje - Pesë studio ndërkombëtare garojnë për transformimin e godinës në Parkun Rinia
Pesë studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës janë përzgjedhur në konkursin për transformimin e godinës së ish-“Tajvanit” në Parkun Rinia, projekt i......
Falja me kusht, afatet e fundit - Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimpaguesve që përfitojnë nga skema e faljes me kusht afatet që duhet të respektojnë për të përfituar......
Nafta para luftës dhe sot/ Sa nga paga minimale shkon për një mbushje 50-litërshe me karburant?
Lufta në Lindjen e Mesme nuk po ndihet vetëm mijëra kilometra larg frontit. Pasojat e saj kanë mbërritur drejtpërdrejt edhe në Shqipëri, sidomos te pompat e......
Hyrje e re rrugore për Tiranën - Lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën, në listë edhe zgjerimi Levan-Gjirokastër
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të hapë në dhjetor tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes së re veriore të Tiranës, që synon të lidhë......
Kosova drejt SEPA-s/ Ndryshimet për luftën kundër pastrimit të parave kalojnë në Kuvend, hapi i fundit para aplikimit
Banka Qendrore e Kosovës mirëpret procedimin në Kuvend të ndryshimeve ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.......

