Hyrje e re rrugore për Tiranën - Lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën, në listë edhe zgjerimi Levan-Gjirokastër

Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të hapë në dhjetor tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes së re veriore të Tiranës, që synon të lidhë drejtpërdrejt autostradat e veriut me unazën e re të kryeqytetit, duke anashkaluar Kamzën. Sipas të dhënave të publikuara për procedurën e parashikuar, fondi limit për këtë shërbim është 167 milionë lekë. Projekti ishte paralajmëruar për TV SCAN edhe nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli. Sipas tij projektimi i hyrjes veriore është pjesë e masave për lehtësimin e trafikut në kryeqytet, përmes krijimit të një lidhjeje të re për lëvizjen drejt veriut dhe anasjelltas.
Aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e automjeteve që vijnë nga veriu kalon përmes nyjes së Kamzës për t’u lidhur me rrugët kryesore të Tiranës. Korridori i ri synon të krijojë një alternativë për këtë fluks, veçanërisht për automjetet tranzit, duke ulur ngarkesën në hyrjen ekzistuese të kryeqytetit.
Një tjetër procedurë e rëndësishme që ARRSH synon të hapë në dhjetor është studimi dhe projektimi për zgjerimin e rrugës Levan – Gjirokastër. Për këtë shërbim është parashikuar një fond limit prej 120 mln lekësh. Projekti synon zgjerimin e një aksi kryesor për lëvizjen drejt jugut të vendit, ndërsa përmasat dhe ndërhyrjet konkrete do të përcaktohen gjatë projektimit.
Lista e ARRSH-së përfshin edhe studime e projektime për rrugë të tjera në veri. Për aksin Koplik – Razëm – Bogë – Theth është parashikuar një fond limit prej rreth 46,1 mln lekësh, ndërsa për rrugën Kryqëzim Koman – Pukë – Fushë-Arrëz, fondi arrin në 39,1 mln lekë. Po ashtu, parashikohet edhe tenderi për studimin dhe projektimin e rehabilitimit të rrugës Rrëshen – Burrel, me fond limit prej 9,3 mln lekë.
Krahas shërbimeve të projektimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfshirë në listë edhe një procedurë për punime sistemimi dhe asfaltimi të rrugëve të Drejtorisë së Rajonit Qendër – Lindje, Korçë. Fondi limit për këto punime është 200 mln milionë lekë.
Në total, 6 procedurat e parashikuara kapin një fond limit prej rreth 681,5 mln lekësh.
Kosova drejt SEPA-s/ Ndryshimet për luftën kundër pastrimit të parave kalojnë në Kuvend, hapi i fundit para aplikimit
Banka Qendrore e Kosovës mirëpret procedimin në Kuvend të ndryshimeve ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.......
Rregulla të reja për banesat - Maqedonia e Veriut, personat me ndihmë sociale nuk mund t’i blejnë
Ndryshime të rëndësishme priten për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që prej vitesh jetojnë në banesa në pronësi të shtetit. Me ndryshimet në “Ligjin për......
Jepen mbi 100 mijë tapi tokash - Shifrat në 7 vjet, cilat janë problematikat në terren?
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka dhënë 104.799 tapi mbi tokën për një periudhë 7-vjeçare, pra nga viti 2019 deri në vitin 2025. Bëhet fjalë për regjistrimin......
Spanja në protestë - Mijëra qytetarë kërkojnë masa kundër qirave të larta dhe dëbimeve
Mijëra njerëz kanë protestuar në Madrid dhe qytete të tjera të Spanjës, duke kërkuar masa të shpejta për krizën e strehimit. Protestuesit kanë ngritur çadra......
SHBA sjell “ushtrinë autonome” - Pentagoni hap një komandë të re për dronët, robotët dhe inteligjencën artificiale
Pentagoni ka njoftuar krijimin e një komande të re ushtarake, të dedikuar zhvillimit dhe përdorimit të dronëve, robotëve dhe sistemeve autonome në ushtrinë......
Nafta nuk dorëzohet - Eksportet nga Gjiri rikthehen, ndërsa tregjet presin zhvillimet SHBA-Iran
Çmimet e naftës po qëndrojnë pranë niveleve të larta, ndërsa rikthimi i eksporteve nga vendet e Gjirit dhe rritja e rezervave amerikane kanë zbutur......
SHBA trazon Europën - Uashingtoni kërkon hapjen e rezervave, ndërsa çmimet e naftës kërcënojnë ekonominë
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar vendeve europiane të nxjerrin më shumë nga rezervat e tyre strategjike të naftës, në përpjekje për të frenuar rritjen e......
Sa u shtrenjtuan fluturimet? Në Shqipëri, rritja kulmoi në gusht
Muajt e verës shoqërohen tradicionalisht me një intensifikim të lëvizjeve të udhëtarëve, si për pushime, ashtu edhe për vizita te familjarët apo të afërmit.......

