Jepen mbi 100 mijë tapi tokash - Shifrat në 7 vjet, cilat janë problematikat në terren?

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka dhënë 104.799 tapi mbi tokën për një periudhë 7-vjeçare, pra nga viti 2019 deri në vitin 2025.
Bëhet fjalë për regjistrimin e Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi të lëshuara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Nëse do të analizojmë ndër vite, duke nisur nga 2019, vihet re se 2025-sa arrin shifrën me të lartë të regjistrimit të titujve mbi tokën bujqësore, me 26.769 dokumente pronësie të lëshuara, ndërkohë që shifra më e ulët është në vitin 2024, me 1627 titujt pronësie.
Sa i takon numrit të vendimeve për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi pa shpërblim, në 2025 rezultojnë 245 të tilla, ndërsa numri i kërkesave të trajtuara ka qenë 2454 të tillë.
Ky proces përfshin një shqyrtim të detajuar të kritereve të ligjshmërisë së subjektit kërkues, si dhe të llojit të tokës për të siguruar se të dhënat dhe dokumentacioni që paraqiten janë në përputhje me legjislacionin dhe aktet normative në fuqi.
Sipas ASHK-së, problematika më e shpeshtë e evidentuar gjatë procesit të regjistrimit të AMTP-ve nga Drejtoritë Vendore të ASHK-së, në zbatim të Ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, lidhet me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit arkivor që i përket procesit të ndarjes së tokës bujqësore, i cili duhet të sigurohet nga institucionet përkatëse si Drejtoria e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës, Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Prefekti i Qarkut.
Administrimi i këtij dokumentacioni në formën e një kopjeje të njësuar me origjinalin është thelbësor për realizimin e regjistrimit të AMTP-ve, në përputhje me kërkesat e ligjit.
Ndërkohë draftligji i ri për pronësinë synon ti japë zgjidhje edhe më të shpejtë pajisjes me certifikatë pronësie të tokave bujqësore. Referuar dokumentit të hedhur për konsultim publik, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të marrë përsipër saktësimin e sipërfaqes për kalim pronësie, në konsultim me përfaqësuesit e administratës së njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe do të verifikojë plotësimin e kushteve për kalimin në pronësisë, pa shpërblim, të tokës bujqësore brenda afateve më të shkurtra kohore. Projektligji saktëson se ASHK-ja harton listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo ish-kooperativë dhe/ose ish- ndërmarrje bujqësore, të cilën ia paraqet për miratim këshillit bashkiak.
Spanja në protestë - Mijëra qytetarë kërkojnë masa kundër qirave të larta dhe dëbimeve
Mijëra njerëz kanë protestuar në Madrid dhe qytete të tjera të Spanjës, duke kërkuar masa të shpejta për krizën e strehimit. Protestuesit kanë ngritur çadra......
SHBA sjell “ushtrinë autonome” - Pentagoni hap një komandë të re për dronët, robotët dhe inteligjencën artificiale
Pentagoni ka njoftuar krijimin e një komande të re ushtarake, të dedikuar zhvillimit dhe përdorimit të dronëve, robotëve dhe sistemeve autonome në ushtrinë......
Nafta nuk dorëzohet - Eksportet nga Gjiri rikthehen, ndërsa tregjet presin zhvillimet SHBA-Iran
Çmimet e naftës po qëndrojnë pranë niveleve të larta, ndërsa rikthimi i eksporteve nga vendet e Gjirit dhe rritja e rezervave amerikane kanë zbutur......
SHBA trazon Europën - Uashingtoni kërkon hapjen e rezervave, ndërsa çmimet e naftës kërcënojnë ekonominë
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar vendeve europiane të nxjerrin më shumë nga rezervat e tyre strategjike të naftës, në përpjekje për të frenuar rritjen e......
Sa u shtrenjtuan fluturimet? Në Shqipëri, rritja kulmoi në gusht
Muajt e verës shoqërohen tradicionalisht me një intensifikim të lëvizjeve të udhëtarëve, si për pushime, ashtu edhe për vizita te familjarët apo të afërmit.......
Rijetësimi i trashëgimisë - BE do të financojë 6.25 milionë euro për Parkun Arkeologjik Bylis-Klos
Në Parkun Arkeologjik Bylis- Klos kanë nisur punimet për një etapë historike të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Europian. Projekti, me një fond prej......
Nafta: Rritje e re e çmimeve, shkon 103 dollarë për fuçi, mesazhi i Trump shqetëson tregjet
Nafta Brent po lëviz mbi 103 dollarë për fuçi, ndërsa fokusi mbetet te sanksionet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit dhe rrjedha e rrjedhave të naftës. Çmimet......
Greqi, kryeministri Mitsotakis: Do të ndërhyjmë çdo 15 ditë për “stuhinë” energjetike
Në fillim të mbledhjes së qeverisw, kryeministri Mitsotakis tha se ndërhyrjet - masat mbështetëse për karburantin do të vlerësohen çdo 15 ditë. Ai foli......

