Shqipëria Postuar më 1 October 2026, 10:04

Rijetësimi i trashëgimisë - BE do të financojë 6.25 milionë euro për Parkun Arkeologjik Bylis-Klos

Nga Ernilda Luzi

Në Parkun Arkeologjik Bylis- Klos kanë nisur punimet për një etapë historike të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Europian. Projekti, me një fond prej 6.25 milionë eurosh të mbështetur nga BE, synon konservimin e monumenteve, përmirësimin e infrastrukturës për vizitorët dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin lokal.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili, së bashku me Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, përfaqësues të AICS dhe autoritetet vendore, inspektoi nga afër punimet në kantier.

Sipas ministrit Gonxhja do të ndërtohet një Qendër e re Multifunksionale të Vizitorëve, për të cilën janë parashikuar rreth 2 milionë euro. Qendra do të përfshijë hapësira muzeale, kërkimi dhe konservimi, duke synuar një përvojë më të plotë për vizitorët e parkut.

Sinkron- Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

“Projekti parashikon gjithashtu mbështetje për komunitetin e zonës. Deri tani janë certifikuar 13 guida vendase, ndërsa 20 përfitues do të mbështeten përmes granteve me një fond prej 210 mijë eurosh.”

Investimi synon të ruajë vlerat e trashëgimisë arkeologjike të Bylisit, të rrisë potencialin turistik të zonës dhe të krijojë më shumë mundësi ekonomike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat