Shqipëria Postuar më 30 September 2026, 17:16

Ceremonia, kryeministri Edi Rama priti Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Nga Scan TV

ef481852-cf9d-4d56-8a5f-2c498faea335.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, duke nisur nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni që u zhvillua para kryeministrisë. Në vijim von der Leyen do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas, do të ketë një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama në orën 17:30.

Më 1 tetor, presidentja e Komisionit Evropian do të vijojë vizitën në Kosovë, ku do të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun, dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, ajo do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku do të zhvillojë takime me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Turneu do të përfundojë të premten në Maqedoninë e Veriut. Atje, von der Leyen do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Në këtë tur nuk janë përfshirë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Sipas njoftimit, dy vendet janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje.

Presidentja e Komisionit Evropian pritet të sjellë në këtë tur edhe një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, me synim mbështetjen e tyre në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe në këtë proces kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. Në këtë proces pritet të jenë të rëndësishme edhe datat 6 tetor, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, si dhe 15-16 tetori, kur liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme të Unionit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat