Begaj - Von der Leyen: SEPA dhe Eu4schools, shembuj të prekshëm të bashkëpunimit me BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pasdite në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe bashkëpunimin rajonal. Presidenti Begaj i përcolli zonjës Von der Leyen mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit.
Teksa e cilësoi anëtarësimin në BE edhe si proces transformues për sa i përket forcimit të institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Presidenti i Republikës vuri në dukje se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në procesin negociues drejt finalizimit. Plani i rritjes, SEPA, Eu4schools, janë shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.
“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, - theksoi Presidenti Begaj.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, si dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.
Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe rezultate konkrete.
“Ne besojmë, - u shpreh Presidenti Begaj, - se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vëtëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”.
Kreu i Shtetit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rrugën e saj evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuuar njëkohësisht në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës.
Doha, AIIB riafirmon angazhimin për të mbyllur hendekun global të financimit të infrastrukturës
Takimi i 11-të vjetor i AIIB-së sjell në Doha politikëbërës, investitorë dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota për të eksploruar se si teknologjia,......
BSH “larg” nga financimi i qeverisë, nisma e Milva Ikonomit vendos kufizime pas anëtarësimit
Një projektligj që ndryshon ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” është depozituar në Kuvend nga deputetja Milva Ekonomi, paralelisht me ligjin e ri që është në......
Riaktivizohet ulja e akcizës për naftën, mekanizmi hyn në fuqi kur çmimi kalon 220 lekë
Qeveria ka riaktivizuar mekanizmin që ul barrën fiskale mbi karburantet në rast se çmimet e tyre arrijnë nivele të larta. Sipas aktit normativ që ndryshon......
Mesazhi i Von der Leyn nga Tirana: Shqipëria ka patur ecuri fantastike në rrugën e integrimit në BE
Shqipëria ka patur një ecuri fantastike në rrugën e saj të integrimit në BE. Ky ishte mesazhi kryesor që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der......
Ceremonia, kryeministri Edi Rama priti Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, duke nisur nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor.......
Dervishi: Informacioni, themel i lirisë - Komisioneri shqiptar drejtoi konferencën ndërkombëtare për transparencën në Sierra Leone
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, drejtoi në Freetown të Sierra Leones sesionet publike të......
A mjafton vetëm transparenca? - Spaho: “Pasqyra e Çmimeve” të shoqërohet me masa për rritjen e konkurrencës
Sa mund të ndikojë “Pasqyra e Çmimeve” në faturën që qytetarët paguajnë në supermarket? Eksperti I ekonomisë, Mateo Spaho shprehet se kjo nismë është......
Forcojmë peshën në tregti/ Për çdo 100 lekë mallra importi, sigurojmë rreth 40.5 lekë përmes eksporteve
Eksportet shqiptare po tregojnë një përmirësim gjatë vitit 2026, duke u rritur më shpejt se importet dhe duke forcuar lehtë raportin mes mallrave që vendi......

