Shqipëria Postuar më 30 September 2026, 19:12

Riaktivizohet ulja e akcizës për naftën, mekanizmi hyn në fuqi kur çmimi kalon 220 lekë

Nga Scan TV

-1000-0-karburant-shqiperi.jpg

Qeveria ka riaktivizuar mekanizmin që ul barrën fiskale mbi karburantet në rast se çmimet e tyre arrijnë nivele të larta. Sipas aktit normativ që ndryshon ligjin për akcizat, ulja aktivizohet kur Bordi i Transparencës vendos një çmim tavan mbi 200 lekë për litër për benzinën dhe mbi 220 lekë për litër për gazoilin. Në këto raste, akciza nuk zbatohet më në nivelin e plotë, por në masën 80 për qind. Për benzinën dhe gazoilin, niveli i akcizës zbret në rreth 31.5 lekë për litër. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çmimi në pompë do të ulet automatikisht me të njëjtën shumë. Akti normativ përcakton vetëm reduktimin e akcizës, ndërsa çmimi final ndikohet edhe nga kostot e tjera të importit, tregtimit dhe marzhet në treg. Në praktikë, mekanizmi funksionon si një amortizator fiskal. Kur çmimet kalojnë pragjet e përcaktuara, shteti heq dorë nga një pjesë e akcizës për të zbutur efektin e shtrenjtimit mbi konsumatorët. Masa do të zbatohet gjatë gjithë periudhës që Këshilli i Ministrave e konsideron si “situatë të veçantë”.     

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat