Nafta nuk dorëzohet - Eksportet nga Gjiri rikthehen, ndërsa tregjet presin zhvillimet SHBA-Iran

Çmimet e naftës po qëndrojnë pranë niveleve të larta, ndërsa rikthimi i eksporteve nga vendet e Gjirit dhe rritja e rezervave amerikane kanë zbutur shqetësimet për furnizimin. Nafta Brent u rrit me 0.6% në 98.67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane arriti në 90.09 dollarë.
Tregu mbetet i paqëndrueshëm. Gjatë sesionit, të dy treguesit ranë me më shumë se 1%, përpara se të rikuperonin humbjet. Në shtator, Brent u rrit me rreth 14%, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga korriku, ndërsa nafta amerikane u rrit rreth 5%.
Një nga faktorët që po qetëson tregun është rikthimi i eksporteve nga Gjiri. Arabia Saudite ka rifilluar ngarkimin e cisternave me naftë nga Yanbu, pas rikthimit të operacioneve në tubacionin East-West.
Në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 922 mijë fuçi, duke arritur në 427.3 milionë fuçi në javën deri më 25 shtator. Tregu kishte pritur një rënie të rezervave.
Ndërkohë, vëmendja mbetet te përpjekjet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Irani tha se kishte marrë përgjigjen amerikane ndaj propozimit të tij për rikthimin e armëpushimit, ndërsa presidenti Donald Trump mohoi raportet se po shqyrtonte lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit.
Sipas Goldman Sachs, eksportet e naftës nga vendet e Gjirit janë rikuperuar në rreth 23.3 milionë fuçi në ditë gjatë javës së fundit, në nivel të ngjashëm me mesataren e vitit 2025.
Ndërkohë, vendet e OPEC+ pritet të mbajnë të pandryshuara objektivat e prodhimit për nëntorin, kur grupi do të mblidhet të dielën. Tregu po ndjek nga afër vendimin, pasi çdo ndryshim mund të ndikojë drejtpërdrejt te oferta dhe çmimet globale.
SHBA trazon Europën - Uashingtoni kërkon hapjen e rezervave, ndërsa çmimet e naftës kërcënojnë ekonominë
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar vendeve europiane të nxjerrin më shumë nga rezervat e tyre strategjike të naftës, në përpjekje për të frenuar rritjen e......
Sa u shtrenjtuan fluturimet? Në Shqipëri, rritja kulmoi në gusht
Muajt e verës shoqërohen tradicionalisht me një intensifikim të lëvizjeve të udhëtarëve, si për pushime, ashtu edhe për vizita te familjarët apo të afërmit.......
Rijetësimi i trashëgimisë - BE do të financojë 6.25 milionë euro për Parkun Arkeologjik Bylis-Klos
Në Parkun Arkeologjik Bylis- Klos kanë nisur punimet për një etapë historike të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Europian. Projekti, me një fond prej......
Nafta: Rritje e re e çmimeve, shkon 103 dollarë për fuçi, mesazhi i Trump shqetëson tregjet
Nafta Brent po lëviz mbi 103 dollarë për fuçi, ndërsa fokusi mbetet te sanksionet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit dhe rrjedha e rrjedhave të naftës. Çmimet......
Greqi, kryeministri Mitsotakis: Do të ndërhyjmë çdo 15 ditë për “stuhinë” energjetike
Në fillim të mbledhjes së qeverisw, kryeministri Mitsotakis tha se ndërhyrjet - masat mbështetëse për karburantin do të vlerësohen çdo 15 ditë. Ai foli......
Begaj - Von der Leyen: SEPA dhe Eu4schools, shembuj të prekshëm të bashkëpunimit me BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pasdite në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. Biseda u fokusua mbi procesin e......
Doha, AIIB riafirmon angazhimin për të mbyllur hendekun global të financimit të infrastrukturës
Takimi i 11-të vjetor i AIIB-së sjell në Doha politikëbërës, investitorë dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota për të eksploruar se si teknologjia,......
BSH “larg” nga financimi i qeverisë, nisma e Milva Ikonomit vendos kufizime pas anëtarësimit
Një projektligj që ndryshon ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” është depozituar në Kuvend nga deputetja Milva Ekonomi, paralelisht me ligjin e ri që është në......

