SHBA trazon Europën - Uashingtoni kërkon hapjen e rezervave, ndërsa çmimet e naftës kërcënojnë ekonominë

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar vendeve europiane të nxjerrin më shumë nga rezervat e tyre strategjike të naftës, në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve. Kërkesa vjen ndërsa Uashingtoni ka njoftuar hedhjen në treg të 40 milionë fuçive të tjera nga rezervat amerikane.
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, u bëri thirrje vendeve europiane të përmbushin angazhimet e tyre për lirimin e rezervave. Sipas tij, disa vende kanë nxjerrë vetëm një pjesë të naftës dhe produkteve të naftës që kishin premtuar.
Presioni vjen në një moment kur tregu ndërkombëtar i energjisë po përballet me mungesa të forta. Nafta Brent po tregtohet rreth 97–102 dollarë për fuçi, rreth 25–30 dollarë më shumë se nivelet para luftës.
Situata është rënduar nga problemet me transportin përmes ngushticës së Hormuzit, tensionet në Gjirin e Adenit dhe sulmet ndaj rafinerive ruse. Në SHBA, çmimi i naftës për konsumatorët ka arritur deri në 7 dollarë për gallon.
Komisioneri europian për Energjinë, Dan Jørgensen, tha se BE-ja ka shpenzuar këtë vit më shumë se 100 miliardë euro shtesë për energjinë, pa marrë në këmbim sasi shtesë nafte apo gazi.
Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nuk e sheh për momentin si prioritet një tjetër çlirim të koordinuar të rezervave. Drejtori i saj, Fatih Birol, tha se rreth dy të tretat e rezervave të premtuara më herët kanë mbërritur në treg, ndërsa pjesa tjetër ende nuk është çliruar.
Europa ka ende një rezervë të konsiderueshme. Në maj 2025, vendet e BE-së zotëronin së bashku rreth 108.6 milionë tonë rezerva emergjente, përfshirë naftë bruto dhe produkte të rafinuara. Ndërkohë, Uashingtoni po shqyrton edhe mundësinë e një ndalimi 90-ditor të eksporteve amerikane të naftës për automjete, një masë që synon të ulë çmimet brenda SHBA-së, por që mund të shkaktojë presion të mëtejshëm mbi tregun europian.
Ekspertët paralajmërojnë se një kufizim i tillë do ta bënte furnizimin më të shtrenjtë për konsumatorët dhe industrinë europiane, duke rritur më tej faturën e energjisë në një periudhë tashmë të tensionuar.
Sa u shtrenjtuan fluturimet? Në Shqipëri, rritja kulmoi në gusht
Muajt e verës shoqërohen tradicionalisht me një intensifikim të lëvizjeve të udhëtarëve, si për pushime, ashtu edhe për vizita te familjarët apo të afërmit.......
Rijetësimi i trashëgimisë - BE do të financojë 6.25 milionë euro për Parkun Arkeologjik Bylis-Klos
Në Parkun Arkeologjik Bylis- Klos kanë nisur punimet për një etapë historike të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Europian. Projekti, me një fond prej......
Nafta: Rritje e re e çmimeve, shkon 103 dollarë për fuçi, mesazhi i Trump shqetëson tregjet
Nafta Brent po lëviz mbi 103 dollarë për fuçi, ndërsa fokusi mbetet te sanksionet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit dhe rrjedha e rrjedhave të naftës. Çmimet......
Greqi, kryeministri Mitsotakis: Do të ndërhyjmë çdo 15 ditë për “stuhinë” energjetike
Në fillim të mbledhjes së qeverisw, kryeministri Mitsotakis tha se ndërhyrjet - masat mbështetëse për karburantin do të vlerësohen çdo 15 ditë. Ai foli......
Begaj - Von der Leyen: SEPA dhe Eu4schools, shembuj të prekshëm të bashkëpunimit me BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pasdite në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. Biseda u fokusua mbi procesin e......
Doha, AIIB riafirmon angazhimin për të mbyllur hendekun global të financimit të infrastrukturës
Takimi i 11-të vjetor i AIIB-së sjell në Doha politikëbërës, investitorë dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota për të eksploruar se si teknologjia,......
BSH “larg” nga financimi i qeverisë, nisma e Milva Ikonomit vendos kufizime pas anëtarësimit
Një projektligj që ndryshon ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” është depozituar në Kuvend nga deputetja Milva Ekonomi, paralelisht me ligjin e ri që është në......
Riaktivizohet ulja e akcizës për naftën, mekanizmi hyn në fuqi kur çmimi kalon 220 lekë
Qeveria ka riaktivizuar mekanizmin që ul barrën fiskale mbi karburantet në rast se çmimet e tyre arrijnë nivele të larta. Sipas aktit normativ që ndryshon......

