Tajvani ndryshon pamje - Pesë studio ndërkombëtare garojnë për transformimin e godinës në Parkun Rinia

Pesë studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës janë përzgjedhur në konkursin për transformimin e godinës së ish-“Tajvanit” në Parkun Rinia, projekt i quajtur “Tirana Fountain Tower”.
Në garë marrin pjesë Barozzi Veiga nga Spanja, BIG – Bjarke Ingels Group dhe Cobe nga Danimarka, si dhe l’AUC dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca.
Në prezantimin e projekteve, kryeministri Edi Rama tha se ndërhyrja synon t’i japë një tjetër zhvillim kësaj hapësire, në përputhje me ndryshimet që ka pësuar Tirana ndër vite.
Rama theksoi se projekti zhvillohet nga sipërmarrja private në pronë private, por pozicioni i godinës në zemër të Parkut Rinia bën që ndërhyrja të ketë ndikim edhe në hapësirën përreth.
Sipas kryeministrit, konkursi ndërkombëtar është organizuar për të krijuar një gamë më të gjerë alternativash dhe për të përcaktuar konceptin arkitektonik të godinës së re.
Pesë projektet do të konkurrojnë për të përcaktuar mënyrën se si do të rikonceptohet dhe rizhvillohet kjo hapësirë në një nga zonat qendrore të kryeqytetit.
Falja me kusht, afatet e fundit - Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimpaguesve që përfitojnë nga skema e faljes me kusht afatet që duhet të respektojnë për të përfituar......
Nafta para luftës dhe sot/ Sa nga paga minimale shkon për një mbushje 50-litërshe me karburant?
Lufta në Lindjen e Mesme nuk po ndihet vetëm mijëra kilometra larg frontit. Pasojat e saj kanë mbërritur drejtpërdrejt edhe në Shqipëri, sidomos te pompat e......
Hyrje e re rrugore për Tiranën - Lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën, në listë edhe zgjerimi Levan-Gjirokastër
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të hapë në dhjetor tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes së re veriore të Tiranës, që synon të lidhë......
Kosova drejt SEPA-s/ Ndryshimet për luftën kundër pastrimit të parave kalojnë në Kuvend, hapi i fundit para aplikimit
Banka Qendrore e Kosovës mirëpret procedimin në Kuvend të ndryshimeve ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.......
Rregulla të reja për banesat - Maqedonia e Veriut, personat me ndihmë sociale nuk mund t’i blejnë
Ndryshime të rëndësishme priten për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që prej vitesh jetojnë në banesa në pronësi të shtetit. Me ndryshimet në “Ligjin për......
Jepen mbi 100 mijë tapi tokash - Shifrat në 7 vjet, cilat janë problematikat në terren?
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka dhënë 104.799 tapi mbi tokën për një periudhë 7-vjeçare, pra nga viti 2019 deri në vitin 2025. Bëhet fjalë për regjistrimin......
Spanja në protestë - Mijëra qytetarë kërkojnë masa kundër qirave të larta dhe dëbimeve
Mijëra njerëz kanë protestuar në Madrid dhe qytete të tjera të Spanjës, duke kërkuar masa të shpejta për krizën e strehimit. Protestuesit kanë ngritur çadra......
SHBA sjell “ushtrinë autonome” - Pentagoni hap një komandë të re për dronët, robotët dhe inteligjencën artificiale
Pentagoni ka njoftuar krijimin e një komande të re ushtarake, të dedikuar zhvillimit dhe përdorimit të dronëve, robotëve dhe sistemeve autonome në ushtrinë......

