Shqipëria Postuar më 1 October 2026, 13:48

Forcohet besimi në ekonomi - BSH: Konsumatorët dhe ndërtimi më optimistë, ndërsa shërbimet ulin “vrullin” pas sezonit

Nga Ledina Elezi

Forcohet besimi në ekonomi - BSH: Konsumatorët dhe ndërtimi

Konsumatorët dhe bizneset në sektorin e  ndërtimit kanë shfaqur besim të lartë në ekonomi gjatë muajit shtator. Kjo ka ndikuar në rritjen me 0.3 pikë të treguesit të ndjesisë ekonomike. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, konsumatorët dhe ndërtimi e shohin më me optimizëm gjendjen e ekonomisë shqiptare. 

Nga ana tjetër, me mbylljen e sezonit veror, i cili solli fluksin më të madh të turistëve dhe fitimet më të larta sidomos për hotelet, baret, restorantet në zonat bregdetare, e për rrjedhojë edhe rritjeN e besimit në ekonomi, gjysma e dytë e shtatorit e ka ndalur këtë vrull, pasi këto biznese dhe të tjera të sektorit të shërbimeve, nuk janë të kënaqur me ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe nivelin e kërkesës. 

Edhe industia ka pasur të njëjtën qasje. Treguesi i besimit në industri u ul me 3.8 pikë përqindje në shtator. Kjo erdhi si rrjedhojë e numrit të njëjtë me një muaj më parë të kontratave porositëse dhe pritjeve për porositë për eksporte. Çmimet në këtë sektor pritet gjithashtu të bien në vijim.

Por duket se situata financiare dhe blerjet në shuma të mëdha janë përmirësuar për konsumatorët. Besimi në ekonomi u rrit me 2.3 pikë përqindje, ndërsa presin gjithashtu që situata ekonomike e vendit të përmirësohet në të ardhmen. Edhe për sa i takon çmimeve, ata presin ulje të tyre.

Zgjerimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rritje, si për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe për kontratat porositëse. Ndërsa treguesi i besimit në tregti u ul me 1.8 pikë përqindje si rezultat i vlerësimeve në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe nivelit të punësimit në të ardhmen. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat