Profesionistët kërkojnë zë - APL: Më shumë organizim dhe përfaqësim në politikëbërje

Të organizohen më mirë dhe të kenë një zë më të fortë në vendimmarrje. Ky është apeli i Aleancës së Profesionistëve të Lirë, e cila mblodhi në një tavolinë të përbashkët përfaqësues të profesioneve të ndryshme, me fokus rolin e tyre në ekonomi dhe politikëbërje.
Në aktivitet u diskutua mbi problematikat me të cilat përballen profesionistët e lirë, ndërsa u vu theksi te nevoja për bashkëpunim dhe përfaqësim më të strukturuar të interesave të tyre. Kontabilisti Artur Papajani e ndali vëmendjen te mënyra e funksionimit të tregut, duke argumentuar se, pavarësisht ndryshimeve në skemën e tatimit mbi të ardhurat, mbeten problematika që prekin profesionistët që operojnë në mënyrë të rregullt.
“Në këtë formë, siç parashikohet nga instruksionet, e vërteta është se preket ligjshmëria në një ekonomi tregu. Formalisht u hoq tatimi mbi të ardhurat për profesionistët deri në pragun e 14 milionë lekëve, por tregu është tërësisht i çregulluar me ndërmarrje ku ka me dhjetëra e qindra raste kur pasqyrat financiare firmosen nga persona anonimë ose formalisht të panjohur.
Kjo godet të gjithë atë grup profesionistësh që kanë investuar në biznesin dhe profesionin e tyre, që nga pajisjet e infrastruktura, deri tek trajnimet e herëpashershme dhe marrëdhëniet me administratën tatimore.”
Sipas Aleancës, një tjetër problem është mungesa e informacionit te profesionistët e lirë për mënyrat se si mund të organizohen dhe të advokojnë për interesat e tyre.
“Gjatë sondazhit që neve kemi pasur, jemi përpjekur që të ndalemi në disa komponentë kryesorë, siç janë për shembull njohuria e skemave të ndryshme për advokimin. Dhe neve kemi parë gjithashtu që shumica e profesionistëve të lirë nuk është se janë në dijeni gjithashtu edhe të skemave advokuese. Pra nuk kanë informacionin e nevojshëm se si ata ndërmjet njëri-tjetrit mund të organizohen për të mbështetur kauza të caktuara. Për ne, qëllimi i këtij sondazhi ka qenë më shumë sensibilizimi i profesionistëve të lirë dhe praktikisht ndërgjegjësimi i gjendjes konkrete ku neve ndodhemi. Dhe çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që përmes këtij ndërgjegjësimi neve jemi të aftë të organizohemi më mirë, por në të njëjtën kohë të mbrojmë më mirë interesat e të gjithë profesionistëve të tjerë, duke na lejuar të marrim qasje konkrete pasi kemi verifikuar të gjitha faktet edhe provat.”
Aleanca vlerëson se forcimi i bashkëpunimit mes profesionistëve është i nevojshëm veçanërisht në një periudhë kur ndryshimet ligjore dhe ekonomike prekin drejtpërdrejt aktivitetin e tyre. Në këtë mënyrë, profesionistët e lirë synojnë të kalojnë nga reagimi individual ndaj problematikave, drejt një përfaqësimi më të koordinuar të interesave të tyre në proceset vendimmarrëse.
Ankand i ri për central diellor - Pas Karavastasë dhe Spitallës, synohet hapja e procedurës që do përfshijë dhe bateritë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon të hapë një ankand të ri për energjinë fotovoltaike në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027.......
Mobilimi “shpejton” qiratë/ Qiramarrësit në Tiranë po shtojnë kërkesën për apartamente të mobiluara
Apartamentet e mobiluara po fitojnë avantazh në tregun e qirave në Tiranë, duke u dhënë pronarëve mundësinë që të gjejnë qiramarrës në një kohë më të shkurtër......
Sa para’ morën punët publike? - 8-mujori/ Rriten shpenzimet kapitale. Projektet kryesore, në financim
Buxheti i shtetit ka disbursuar 56.6 miliardë lekë për investime publike apo rreth 615 milionë euro gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Referuar të dhënave......
Ibrahimaj: Drejt tregut europian - Ministrja kërkon më shumë zbatim, tregti më të lehtë dhe investime në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit, zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi, ku......
Fondet e BE-së në rrezik? - Fitorja e AfD ngre debat për miliarda euro financime europiane
Një pretendim i përhapur në rrjetet sociale se Bashkimi Europian po përgatitet të ngrijë fondet për Saksoni-Anhalt, pas fitores së AfD-së në zgjedhjet e 6......
Tregtia dyfishon financimin/ Bizneset morën më pak kredi në total, por bujqësia rezultoi me rritje
Kredia e re për bizneset ka shënuar rënie gjatë gushtit, por pas totalit negativ fshihen diferenca të forta mes sektorëve të ekonomisë. Sipas të dhënave të......
Tajvani ndryshon pamje - Pesë studio ndërkombëtare garojnë për transformimin e godinës në Parkun Rinia
Pesë studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës janë përzgjedhur në konkursin për transformimin e godinës së ish-“Tajvanit” në Parkun Rinia, projekt i......
Falja me kusht, afatet e fundit - Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimpaguesve që përfitojnë nga skema e faljes me kusht afatet që duhet të respektojnë për të përfituar......

