Rritje taksash në Rusi, 30 mld dollarë shtesë - Ndryshimet, ndihmesë për infrastrukturën dhe shpenzimet sociale

Rritjet e propozuara të taksave nga Rusia për kompanitë dhe të pasurit, të cilat mund të shtojnë 30 miliardë dollarë shtesë në të ardhurat buxhetore të vitit të ardhshëm, do t'i lejojnë Moskës të rrisë më tej shpenzimet, duke përfshirë luftën në Ukrainë, pa kompromentuar stabilitetin fiskal.
Ministria e financave këmbëngul se rritja e taksave është e drejtë dhe synon më të pasurit e Rusisë. Sipas tyre ndryshimet e taksave duhet të zgjidhin problemet kombëtare, të reduktojnë pabarazinë dhe të ndihmojnë në zhvillimin e rajoneve të Rusisë.
Ndryshimet do të mbulojnë premtimet e Presidentit Vladimir Putin prej më shumë se 11.5 trilion rubla (128 miliardë dollarë) në infrastrukturë dhe shpenzime sociale për mandatin e tij të ri gjashtëvjeçar, pa kërkuar një ripërpunim të rregullit të buxhetit të Rusisë.
Kjo do t'i linte fonde të mbetura Moskës për të hedhur para shtesë në burimet e mëdha që po i kushton mbrojtjes dhe sigurisë. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore janë planifikuar në 36.6 trilion rubla në 2024, më shumë se dyfishi i asaj që ishte në 2019.
Ministria e financave vlerëson se taksat e reja, normat ekstra progresive të tatimit mbi të ardhurat, një rritje prej 5% e taksës së korporatës dhe taksat e reja të nxjerrjes së mineraleve, do të sjellin 2.6 trilion rubla shtesë në vitin 2025, një rritje prej 3.6% në të ardhurat buxhetore sipas analistëve të Rosbank, dhe 17 trilion rubla deri në vitin 2030.
Kryefjala e ministrit të financave Anton Siluanov që nga shpallja e propozimeve ka qenë "drejtësia", me rritjen e tatimit mbi të ardhurat që prekin vetëm 3.2% të fuqisë punëtore, ose 2 milion njerëz.
Të gjithë fituesit në Rusi paguajnë një normë fikse prej 13% të tatimit mbi të ardhurat. Në vitin 2021, fitimet mbi 5 milion rubla u tatuan me 15%. Tani, ministria e financave po propozon një normë prej 15% për të ardhurat vjetore nga 2.4 në 5 milionë rubla, me një shkallë progresive deri në 22% për fitimet që tejkalojnë 50 milionë rubla. Sipas ekspertëve rritja e pagave dhe inflacioni mund të bëjnë që 5-10% e fuqisë punëtore të paguajnë më shumë taksa në vitet e ardhshme.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

OPEC+ pritet të ulë prodhimin e naftës - Gjithshka vendoset në takimin e së dielës
OPEC+ po punon për një marrëveshje komplekse që do të arrihet në takimin e së Dielës, e cila do t'i lejojë grupit të zgjasë disa nga shkurtimet e thella të......

Nis reforma e inspektorateve - Pr/ligji në Konsultim Publik. Si do të përmirësohet klima e të bërit biznes?
Projektligji i cili u disktua gjerë edhe nga kryeministri Edi Rama për ngritjen e një inspektorati për klimën e biznesit tashmë është në Konsultim Publik. Ajo......

Flukset e kapitalit në tregjet në zhvillim - Pritet të arrijnë një shifër neto prej 903 miliardë dollarë në 2024
Ekonomitë e mëdha në zhvillim pritet të regjistrojnë rritje me gati një të tretën të flukseve hyrëse nëto të kapitalit këtë vit, në 903 miliardë dollarë,......

Fokusi i kreditimit, tregtia dhe ndërtimi - Rritet huaja e re në sektorët kryesorë të ekonomisë
Sipas shifrave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" mbi huanë e re për korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit ekonomik, në muajin......

Skemë korruptive në ujësjellësin e Vlorës - Balluku: Miliona lekë, në dëm të shërbimit. Rrezikohet furnizimi me ujë!
Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës kanë ngritur një skemë korruptive, duke shkaktuar miliona lekë dëm në buxhetin e shoqërisë, çka rrezikon edhe furnizimin me......

“Garancia Sovrane, ende në letër” - “ProExport Albania”, thirrje BSH për ndërhyrje në kursin e këmbimit
Sasia e lartë e euros në treg është shoqëruar me forcimin e lekut gjatë muajve të fundit. Fluksi i turistëve, paraja informale apo evazioni fiskal, janë disa......

PD harton programin ekonomik - Taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, taksë e shitjes së pronës 2%
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të......

Rishikohet në ulje kësti i parapagimit të të vetëpunësuarëve - Si dhe sa tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?
Administrata tatimore ka rishikuar në ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është......