Nis reforma e inspektorateve - Pr/ligji në Konsultim Publik. Si do të përmirësohet klima e të bërit biznes?

Projektligji i cili u disktua gjerë edhe nga kryeministri Edi Rama për ngritjen e një inspektorati për klimën e biznesit tashmë është në Konsultim Publik. Ajo çka u diskutua me grupet e interesit ishte një zbatimi i një reforme në sektorët e sipërmarrjes për përmirësimin klimës së biznesit, e ky është dhe objektivi kryesor në projektligj.
Nga ana tjetër theksohet se sa më të qarta të jenë bizneset për inspektim dhe sa më transparente të jenë listat e verifikimit që përdoren nga insmekotrët aq më shumë do të jenë aktivitete të rregullta biznesi.
Përmes këtij projektligji pritet ulje e numrit të inspektimeve në subjektet e inskeltimit, gjë e cila sjell dhe uljen e barrës administrative si në kosto në kohë, rritjen cilësore të procedurës së inskeptimit si dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Pritet që numri i inspektimeve të ulet me rreth 40%. Koha që i duhet subjektit të inspektimit për t’u njoftuar paraprakisht për autorizimin e inspektimit do të rritet nga 3 në 7 ditë.
Por si do të realizohen inspektimet?
Referuar projektligjit, inspektimet do të kryhen në bazë të programeve të inspektimit dhe vlerësimin e riskut të subjektit të inspektimit, krijimin e një sistemi të qartë të besueshëm dhe efikas për trajtimin e ankesave nga bizneset dhe individët në lidhje me veprimtarinë e inspektimit.
Qasja e veprimtarive të inspektimit do të jetë më transparente duke filluar nga ofrimi informacionit të nevojshëm për bizneset e reja, cilësia e inspektimeve e fokusuar në këshillim, thjeshtësia në aplikimet dhe përcjelljen e dokumentacionit të inspektimit në kohë reale, mungesa e inspektimeve të shpeshta.
Përfitimi ekonomik pozitiv për bizneset, përfshin krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e konkurrencës së ndershme, garantimin e rregullave të njëjta në treg, rritjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Do të ketë gjithashtu edhe disa lloje ndikimesh pozitive jo të drejtpërdrejta ekonomike të mundshme, duke përfshirë formalizimin e ekonomisë me synim, uljen e barrës administrative dhe uljen e korrupsionit.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Flukset e kapitalit në tregjet në zhvillim - Pritet të arrijnë një shifër neto prej 903 miliardë dollarë në 2024
Ekonomitë e mëdha në zhvillim pritet të regjistrojnë rritje me gati një të tretën të flukseve hyrëse nëto të kapitalit këtë vit, në 903 miliardë dollarë,......

Fokusi i kreditimit, tregtia dhe ndërtimi - Rritet huaja e re në sektorët kryesorë të ekonomisë
Sipas shifrave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" mbi huanë e re për korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit ekonomik, në muajin......

Skemë korruptive në ujësjellësin e Vlorës - Balluku: Miliona lekë, në dëm të shërbimit. Rrezikohet furnizimi me ujë!
Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës kanë ngritur një skemë korruptive, duke shkaktuar miliona lekë dëm në buxhetin e shoqërisë, çka rrezikon edhe furnizimin me......

“Garancia Sovrane, ende në letër” - “ProExport Albania”, thirrje BSH për ndërhyrje në kursin e këmbimit
Sasia e lartë e euros në treg është shoqëruar me forcimin e lekut gjatë muajve të fundit. Fluksi i turistëve, paraja informale apo evazioni fiskal, janë disa......

PD harton programin ekonomik - Taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, taksë e shitjes së pronës 2%
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të......

Rishikohet në ulje kësti i parapagimit të të vetëpunësuarëve - Si dhe sa tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?
Administrata tatimore ka rishikuar në ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është......

Rrugët, 3 kontratat që do të aktivizohen sivjet - Përfshihen akset e korridorit Adriatiko-Jonian
Tre kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat për ndërtimin e rrugëve pritet të aktivizohen gjatë këtij viti, sipas të dhënave të përpunuara nga......

Në cilat qarqe u ndërtua më shumë? - Gjatë tre mujave të parë të vitit, lejet u rritën vetëm në katër qarqe
Lejet e ndërtimit i janë rikthyer rritjes në tremujorin e parë të vitit me rreth 2.6%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por janë rreth......